Sociale 11 October 2024, 08:41 Nga VNA

Të dhënat për prokurimet publike: 13.8 për qind e tyre në 2024 kishin vetëm një ofertues

Ndaje në Whatsapp
Të dhënat për prokurimet publike: 13.8 për qind e tyre

Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vetëm një ofertë është rritur me tej në vitin 2024. Sipas databazës se prokurimeve publike nga fillimi i vitit deri në javën e parë të korrikut 2024 u zhvilluan gjithsej 18,341 procedura prokurimi, në të cilat 2540 ose 13.8 për qind e tyre kishin vetëm një ofertë. Për të gjithë vitin 2023 ishin zhvilluar 25,137 procedura prokurim dhe 12,9 për qind e tyre ishin vetëm me një ofertë.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, prokurimet me vetëm një ofertë ishin zakonisht shërbime të sigurimit, sigurisë, medikamente, udhëtime, shërbime hotelerie, karburante, pajisje sigurie, automjete etj. Parimi themelor i prokurimit publik është konkurrenca e drejtë në mes operatorëve ekonomik. Në këtë mënyrë zhvillohet gara dhe rritet mundësia për të prokuruar mallra shërbime me çmime më të ulëta dhe më cilësore. Pjesëmarrja vetëm e një operatori ofron zero mundësi për negocim në çmim dhe gjithashtu ul pritshmëritë për cilësinë e mallit apo shërbimit publik që qeveria prokuron me fonde publike.

Vlera e prokurimit me vetëm një fitues ishte 6,7 miliardë lekë rreth 67 milionë euro në 7 mujorin 2024. Vlera e prokuruar për të cilën u shpall fituesi në të njëjtën periudhë ishte 64 miliardë lekë (64 milionë euro). Afërsisht 10 për qind e prokurimeve me fitues ishin me një ofertues në garë.

Shqipëria i ka të digjitalizuara sistemet e prokurimit. Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistri i procedurave të prokurimit publik të realizuara përgatiten elektronikisht dhe publikohen në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ku janë të aksesueshme pa pagesë nga çdo i interesuar dhe në çdo moment. Pavarësisht investimeve në teknologji dhe transparencës vit pas viti po rriten prokurimet me negocim dhe numri i pjesëmarrësve në gara po bie.

Burimet brenda APP pohuan se institucioni është në krizë për burime njerëzore në dy vitet e fundit. Hetimet e SPAK dhe presionet që duhen të mbajnë entet prokuruese nga drejtuesit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ambientin për punonjësit e prokurimeve. Burimet nga APP pohuan se stafet po dorëhiqen, të rinjtë nuk ofrohen dhe ata që janë punë hezitojnë të firmosin.

Sistemi i prokurimeve publike është gjithnjë në fokusin e ndryshimeve ligjore dhe investimeve për transparencë më të lartë, por nga ana tjetër përqendrimi i operatorëve në gara po rritet vit pas viti. Pasojat shihen në rezultatet e garave ku pothuajse të gjitha përfundojnë duke prokuruar fondin limit ose duke e tejkaluar atë kur ka vetëm një pjesëmarrës./ Monitor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme