Sociale 9 October 2024, 19:15 Nga VNA

Shkodra dhe Lezha pritet të përballen me rreshje të dendura gjatë tre ditëve të ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Shkodra dhe Lezha pritet të përballen me rreshje të dendura

Qarqet Lezhë dhe Shkodrër pritet që të përballen me rreshje të dendura gjatë tre ditëve të ardhshme. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes kanë bërë thirrje qytetarëve të këtyre zonave të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet.

Ata shprehen se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

“Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme