Sociale 9 October 2024, 08:31 Nga VNA

Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

Ndaje në Whatsapp
Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023. Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023.

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetjeje, krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia.

Tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataret e BE- së (27%) dhe WB5 (32%).

Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin ose lëvizin duart ose gishtat për të kapur, manipuluar ose montuar saktësisht objektet (përjashtuar miun kompjuterik, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës), afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në BE-27 (38%).

Një pakicë e shqiptarëve përdorin makineri të kompjuterizuar. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.

Pak më shumë se një në dhjetë (12%) e të anketuarve në Shqipëri thonë se përdorin pajisje dixhitale të dorës si monitorë ose skanerë që përdoren për kontrollin e stokut dhe përpunimin e porosive, krahasuar me dyfishin e kësaj shifre (26%) nëpër BE-në dhe rreth një në pesë (17%) në WB-5.

Vetëm (1%) tregon se punon me robotë ose përdorën printerët 3D (6%). Një përqindje e ngjashme e të anketuarve (5%) raportojnë se punojnë me makineri kompjuterike të kontrolluara numerikisht (CNC), për shembull si torno ose frezë (9% në BE, 5% në WB5) dhe 2% tregojnë se  përdorin operatorë logjikë të programueshëm (OLP-t) (8% në BE dhe 3% në WB5./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme