Sociale 8 Tetor 2024, 08:23 Nga VNA

Kredia për biznesin e madh rritet me 23%, Banka e Shqipërisë: Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve

Ndaje në Whatsapp
Kredia për biznesin e madh rritet me 23%, Banka e Shqipërisë:

Kredia për biznesin e madh po rritet me ritëm të shpejtë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, kredia për këtë segment arriti vlerën e 246 miliardë lekëve.

Në një vit, kredia për korporatat është rritur me 46 miliardë lekë ose 23%. Ky ritëm rritjeje është pothuajse dy herë më i lartë se rritja mesatare e kredisë për ekonominë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit.

Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 36%, për një vlerë totale prej 111 miliardë lekësh. Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për pasuri të paluajtshme. Në fund të gushtit, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme për bizneset arriti në 56%.

Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015.

Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.

Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Këtë verë, katër banka tregtare shqiptare kanë firmosr me me kompaninë Ayen AS Energji kontratën kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar.

Raiffeisen Bank (banka udhëheqëse e sindikatës), Banka OTP Albania, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri dhe Tirana Bank do të disbursojnë një kredi në vlerën e 110 milionë eurove në favor të kompanisë koncesionare të sektorit energjetik. Qëllimi i kredisë do të jetë rifinancimi i një kredie ekzistuese që kompania në fjalë ka marrë nga banka turke Türkiye İş Bankasi (İş Bank).

Banka Intesa Sanpaolo gjithashtu ka vendosur të financojë e vetme një kredi prej 26 milionë eurosh për grupin Balfin, me qëllim ndërtimin Mgallery Hotel në Palasë. Projekti do të mbështetet megjithatë edhe nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që ka marrë përsipër ndarjen e riskut me bankën huadhënëse, deri në 50% të shumës së investimit.

Vitin e kaluar, Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank miratuan një linjë kredie të përbashkët shoqërinë Dragobia Energy, në pronësi të Gener 2, subjekti kontraktor për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Kredia kishte fillimisht vlerën e 26 milion eurove, ndërsa në mars të këtij viti palët nënshkruan edhe një shtesë prej 4 milionë eurosh në kontratën e huasë.

Dragobia Energy do t’i përdorë fondet e kredisë si borxh për aksionerin e vet, me qëllim financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ndërkohë në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Edhe në rastin kur kreditë shërbejnë për të financuar projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP-ve), qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë./MONITOR

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme