Sociale 6 October 2024, 07:21 Nga VNA

Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Ndaje në Whatsapp
Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes nëpërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 Kjo marrëveshje pritet të miratohet dhe nga parlamenti italian.

Por si janë ndarë fondet përkatësisht viteve?

Sipas raportimeve, nga viti 2025 deri në vitin 2031 në total do të jenë 134.8 milionë euro të cilat do të alokohen. Për vitin 2025 janë parashikuar 12 milionë euro, për vitin 2026 janë ndarë 13.6 milionë euro, për vitin 2027 janë ndarë 13.1 milionë euro.

Nga viti në vit, fondet shtohen, ndërsa për vitin 2028 janë ndarë 15.1 milionë euro, për vitin 2029 janë ndarë 17 milionë euro. Për vitin 2030 dhe 2031 janë përkatësisht 19.3 milionë euro dhe 21.3 milionë euro.

Ndërkohë, për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032 janë përcaktuar 23.4 milionë euro në total.

Ky projektligj u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë në maj të këtij viti nga ku objekti i kësaj marrëveshjeje përfshin përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë sigurimet për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, si dhe sigurimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësisë/SCAN/

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme