Sociale 5 October 2024, 16:41 Nga VNA

Përmbytjet në Vlorë/ Merr flakë një nga pompat e hidrovorit, stakohen edhe tre të tjerat

Ndaje në Whatsapp
Përmbytjet në Vlorë/ Merr flakë një nga pompat e

Qyteti i Vlorës vijon ende të jetë nën përmbytjet e shirave të djeshëm. Sot ky qytet është përballur me një tjetër problematike. Mediat raportojnë se një nga pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët. Më tej bëhet me dije se pas përfshirjes nga flakët të pompës janë stakuar edhe tre pompa të tjera. Mësohet se pompa është përfshirë nga flakët kur po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë. Pas zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse. Ndërkohë një nga punonjësit i cili punon në hidrovorin e qytetit bregdetar ka thënë se si pasojë e mbeturinave që njerëzit hedhin janë shkatërruar 2 pompa.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme