Sociale 5 October 2024, 09:57 Nga VNA

Pensionet u indeksuan, nuk u rritën. Pas 10 vitesh, qeveria po rishikon skemën e pensioneve

Ndaje në Whatsapp
Pensionet u indeksuan, nuk u rritën. Pas 10 vitesh, qeveria po rishikon

Gjatë muajit tetor, qeveria nis konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve. Shqipëria ka numrin më të lartë të pensionistëve në Rajon, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pensionet më të larta.

Sot në Shqipëri, 1/3 e popullsisë është në skemën e pensioneve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vendin tonë janë 2.4 milionë banorë, prej të cilëve 791,257 janë pensionistë dhe 800,000 persona rezultojnë të punësuar. Prej 1 tetorit 2024, qeveria njoftoi se nisi indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Pra, indeksoi çmimin e konsumit për shportën e mallrave dhe çdo produkt të konsumuar. Ky indeksim është detyrim ligjor për skemën e sigurimeve shoqërore që bëhet çdo vit, duke marrë për bazë indeksin për çmimet e shportës së mallrave. Ekspertët e ekonomisë thonë vazhdimisht se nuk ka rritje të pensioneve, por indeksim, pasi vetë koncepti i indeksimit ka të bëjë me ruajtjen e fuqisë blerëse. Pra, të ruajë të njëjtën fuqi blerëse që nga momenti që personi ka dalë në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detyrim ligjor që të bëjë indeksimin.

Indeksimi

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, duke marrë si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të vitit 2023 ishte 18,341 lekë. Për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Kjo masë indeksimi do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, thotë se pensionet në vendin tonë janë të ulëta. Para viteve ’90, pensioni ishte 70% e pagës së para daljes në pension, ndërsa sot një person që del në pension merr 25% të pagës. Ndërkohë, edhe në vendet me të ardhura më të ulëta në Evropë, një person merr 60% të pagës pas daljes në pension.

Sipas Cekos, kjo situatë vjen për shkak të skemës aktuale, ku Shqipëria gjendet në raportin 1:1 – një i punësuar për një pensionist. Në Evropë, raporti është tre të punësuar për një pensionist. Rënia e lindjeve në vend ka vënë në rrezik serioz skemën e pensioneve.

Kategoritë

Janë 721 mijë pensionistë pleqërie, invaliditeti dhe familjarë. Gjithashtu janë rreth 68,800 persona që përfitojnë trajtime të veçanta, pensione të posaçme dhe pensione suplementare, si ish-ushtarakë, ish-minatorë, ish-naftëtarë, ish-metalurgë, dhe ish-nëpunës të lartë të shtetit. Pensioni minimal në zonë urbane është 17,788 lekë, ndërsa pensioni maksimal është gati dyfishi. Pensioni në zonë rurale është 12,242 lekë. Pensioni social është 9,700 lekë. Janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulëta.

Reforma

Në vitin 2014 u bë reforma e fundit në skemën e pensioneve. Aktualisht, skema po diskutohet me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë vendas e të huaj. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se brenda këtij muaji qeveria do të bëjë një komunikim zyrtar për këtë çështje. Ai theksoi se në rishikimin e skemës do të përfshihen faktorë si jetëgjatësia, niveli i pagës, shkalla e papunësisë dhe niveli i emigracionit.

Buxheti

Të ardhurat nga kontributet shoqërore në vitin 2021 ishin 94.9 miliardë lekë, në vitin 2022 ishin 105.6 miliardë lekë, në vitin 2023 ishin 124.6 miliardë lekë dhe në vitin 2024 pritet të jenë 136 miliardë lekë.

Rajoni

Maqedonia e Veriut ka pensionet më të larta në rajon, me një mesatare prej 258 euro në muaj, ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve. Në Kosovë, pensionet janë konsideruar të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet minimale, dhe pensioni bazë ka arritur në 100 euro në vitin 2022.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme