Sociale 4 October 2024, 19:14 Nga VNA

Familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë

Ndaje në Whatsapp
Familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord

Tendenca e konsumit të familjeve shqiptare ka ndryshuar lehtë në vitin 2023. Një familje vijon të ketë pjesën më të madhe të buxhetit për t’u ushqyer, me 39.6% të totalit, pothuajse i njëjti nivel i një viti më parë.

Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, shëndetin. Të dhënat u bënë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve 2023, publikuar nga INSTAT.

Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë.  Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022.  Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.

Në vitin 2023, grupi me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, krahasuar me vitin 2022, ndjekur nga grupet:

“pije alkoolike dhe duhan” 5,6%;

“mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” 5,1%.

Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum grupet kryesore janë :

  • Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36.349 lekë, i cili zë një peshë prej 39,6 % në buxhetin familjar. Nëngrupet me peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë:

“mish dhe nënprodukte” me 18,5%;

“bukë dhe drithëra ” me 16,5%;

“perime” me 16,0%.

Grupi i “shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar” me një vlerë mesatare mujore prej 8.904 lekë, përbën 9,7 % të totalit të buxhetit.

Grupi “restorante dhe hotele”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 6.755 lekë, zë 7,4 % të buxhetit gjithsej.

Në vitin 2023, shpenzimet për grupin “të tjera mallra dhe shërbime”, u rritën me 6,2%. Kjo rritje erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për “higjienë personale”, “trajtime estetike” dhe “shërbime parukerie dhe berber”. Si pasojë, pesha e këtij grupi në shpenzimet mesatare mujore të NjEF është rritur.

Shpenzimet për “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 5,6%, krahasuar me vitin 2022, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për “pije alkoolike” me rreth 8 %.

Shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u rritën me 5,1 %, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje erdhi nga shpenzimet më të larta për “shërbime periodike” (pastrues, kopshtar, etj.), “blerje pajisjesh për gatim” dhe “riparime të ndryshme në familje”.

Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2023. Në vitin 2023, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.098 lekë në muaj.

Qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore për konsum janë:

Korça: 91.034 lekë

Durrësi: 89.561 lekë

Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë:

Kukësi: 73.225 lekë

Dibra: 74.479 lekë/Monitor.al/

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme