Sociale 2 Tetor 2024, 20:27 Nga VNA

Eurostat: Veriu i Shqipërisë rajoni më i varfër të Europë

Ndaje në Whatsapp
Eurostat: Veriu i Shqipërisë rajoni më i varfër të

Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar ne treguesin e te ardhurave per frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat.

Sipas Eurostat, fuqia blerëse ne Rajonin e Veriut te Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukes, Lezhë dhe Shkodër) eshte sa 25% e mesatares se BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE. Konvergjencen me te madhe me nivelin ekonomik te BE e ka rajoni i Qendres se vendit me qarqet e Elbasanit te Tiranes. Ne kete rajon, fugia blerese eshte sa 38% e mesatares se BE raporton Eurostat, i cili referon se edhe Rajoni i Jugut ne Shaiperise (Berat, Fier, Gjirokaster, Korçe dhe Vlore) ka fuqine blerese sa 28% e mesatares se BE më 2022, një nga më të varfrat në Europe.

Në total, Shqipëria ka të ardhurat për fryme në raport me fuqine blerese sa 34% e mesatares sẽ BE ne vitin 2022. Ndonese ekonomia jone po rritet me shpejt sesa ne vendet e Ballkanit Peréndimor, serish familjet dhe individet shqiptare jane me te varfër sesa shtetet e tjera fainje, sidomos kur maten per te ardhurat sipas fuqise blerese.

Të dhënat tregojnë se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e vendit u rrit me 27,8% nga 2011 më 2021, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%.

Brenda rajonit te Veriut, ecurinë më të dobët e ka Qarku i Kukesit, ekonomia e te cilit ka pesuar rènie me 6.6% në dekadën e fundit. Ndërsa rritja reale e PBB-së në rajonin Shkodër ishte vetëm 1.7% gjatë 2011-2022 në nje kohe qe ekonomia kombëtare u rrit me gati 28%.

Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare.

Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më te varfrat ne vitin 2011, jane varferuar mẽ tej ne dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojne kohezionin social dhe per shkak te kesaj dukurie, garqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtesi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore te shumta.

Në Shqipëri mungojne politikat e zhvillimit rajonal dhe shpesh financimet e qeverisë qendrore nuk kanë shpërndarje të drejtë në raport nevojat. Psh pavarësisht se të dhënat zyrtare tregojnë se Kukësi dhe Shkodra po perkeqësojnë nivelin e tyre ekonomik, qeveria çon investimet në qarge që kanë më pak nevoja lokale dhe kanë potenciale më shumë për tu zhvilluar.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojne se né vitin 2023 ne 12 bashkité e medha te vendit, qe perfaqesojne qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliarde leke (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliarde leke te planifikuara.

Të dhena më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera./Monitor/

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme