Sociale 2 October 2024, 20:42 Nga VNA

Pas protestave të banorëve, qeveria dhe Bashkim Ulaj hapin rrugën Thumanë-Kashar për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës

Ndaje në Whatsapp
Pas protestave të banorëve, qeveria dhe Bashkim Ulaj hapin rrugën

Qytetarëve të Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës u është hapur rruga për të aksesuar autostradën Thumanë-Kashar pasditen e sotme. Lajmin e bën të ditur kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, i cili në një postim në facebook shkruan se sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

“Konfirmohet fitorja e krutanëve. Sot u hap rruga, qytetarët kanë akses në rrugën Thumanë – Kashar. Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. Bashkëqytetarët e mi nga Kruja, Fushë -Kruja, Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana fituan përballë arrogancës qeveritare, kërkesa e tyre e drejtë triumfoi.

Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

Falenderimi dhe mirënjohja për ata që qëndruan, nuk u shitën as u blenë, që vunë Krujën të parën, para interesave të vogla meskine, që lanë çdo gjë dhe na u bashkuan në protestë është pak. Ne mundëm të gjunjëzojmë një pushtet sepse ishim në të drejtën tonë legjitime dhe morale, por e bëmë këtë gjë të gjithë së bashku. Eshtë ky shembulli më i mirë se si fitohet një kauzë e drejtë, se si asnjë pushtet, asnjë regjim nuk mund t’i ndalojë qytetarët për të kërkuar atë që iu takon.  Duke iu falenderuar edhe njëherë apeli im është që të kemi Krujën të Parën!” – shkruan Sheta në facebook.

Kujtojmë se zgjidhja erdhi pas disa protestave të banorëve duke bllokuar rrugën në fjal dhe duke u përplasur me policinë. Kjo bëri që qeveria të bënte një hap pas dhe të detyronte kompaninë “Gener 2” të Bashkim Ulajt t’u mundësojë aksesin.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme