Sociale 10 October 2024, 08:08 Nga VNA

34% regjistrimeve të reja zgjodhën studimet në privat këtë vit akademik

Ndaje në Whatsapp
34% regjistrimeve të reja zgjodhën studimet në privat

Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak të reduktimit të popullsisë së re në moshë, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë maturantë po zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.

Të dhënat nga Portali Studentor tregojnë se në vitin akademik 2024-2025, rreth 15,111 maturantë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, nga të cilët 9920 u regjistruan në universitetet publike me rënie 19% nga viti i kaluar, ndërsa kanë zgjedhur të studiojnë në privat 5191 studentë ose 34.4% e totalit të studentëve.

Në total deri më tani, janë regjistruar 15,111 studentë ndërkohë që totali i kuotave në të gjitha programet e studimit të Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri është 30,805, nga të cilat më shumë se gjysma mbetën të lira, referojnë të dhënat nga Portali Studentor.

Përllogaritjet tregojnë se në 10 universitetet kryesore të vendit, 41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë. Në Universitetin e Gjirokastrës, 81.8% të degëve rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve.

Të dhënat e Portalit të Studentëve tregojnë se  42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.

Tarifat gati të njëjta dhe fleksibiliteti më i madh i programeve të studimit po çon gjithnjë e më shumë studentë në privat. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 në Institucionet Private të Arsimit të Lartë kishte gjithsej 32,387 studente ose 32 për qind më shumë. Në të njëjtën periudhe numri i studentëve në Universitetet publike pësoi rënie me 27%.

Në bazë të kësaj ecurie auditorët në Universitetet Publike rrezikojnë të mbetën bosh me shpejt se sa pritej, teksa reduktimi i studentëve nuk po shoqërohet me rritje të cilësisë.

Trupa akademike në universitetet shqiptare si të gjithë funksionet e tjera publike është e nën paguar. Në universitetet publike pedagogët janë dy a tre punësuar dhe puna në universitet mund të jetë angazhimi i fundit për shumë prej tyre. Në shumë raste cilësia e mësimdhënies cenohet rëndë nga ky fakt.

Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të kemi sërish një përgjysmim të studentëve. Rënia e lindjeve emigracioni i përqendruar në moshat e reja pritet të çojë numrin total të studenteve që regjistrohen në vit të parë jo më 10 mijë në vitet ne vijim.

Mentaliteti se duhet shkolla e lartë, krijoi një inflacion diplomash të cilat nuk u përkthyen në profesione. Shumica e të rinjve të diplomuar në dy dekadat e fundit u punësuan në call center dhe kameriere në njësitë e shërbimeve si rrjedhoje e mospërputhjes së shkollës më diplomën.

Zhvillimet në arsimin e lartë në dy dekadat e fundit kanë bërë me skeptike maturantet.  Nga viti 2016 në vitin 2022 një fluks i lartë të rinjsh kanë emigruar dhe ky fenomen bashke më rënien e lindjeve vite më parë po sjell reduktim të studentëve. Vitin e kaluar, sipas INSTAT, ishin të regjistrua në universitetet vendase rreth 116 mijë studentë dhe këtë vit është reduktuar më tej./ Monitor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme