Politika 17 November 2024, 19:36 Nga VNA

Takimi nis me 3 orë vonesë me emigrantët në Londër, Berisha u kërkon votën nga Skype për të rrëzuar Ramën

Ndaje në Whatsapp
Takimi nis me 3 orë vonesë me emigrantët në Londër,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim online me shqiptarët në Londër. Takimi, i planifikuar të niste në orën 13, u shty me tre orë për shkak të problemeve teknike me lidhjen e internetit.

Përpjekjet e Berishës për të zhvilluar fushatë live me shqiptarët dhe aktivistët e diasporës përmes Skype, veçanërisht në vendet që e kanë shpallur “Non Grata”, si SHBA dhe Britania e Madhe, reflektojnë vazhdimësinë e strategjisë së tij për të kapërcyer masat e marra ndaj tij nga këto vende.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve, sidomos atyre që jetojnë jashtë vendit, të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme për të mbështetur opozitën.

“Ju keni një mision: të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës dhe në arkivimin e narkoshtetit. Po përballemi me një shtet që nuk njeh asnjë parim tjetër përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve. Kjo është një diktaturë, miqtë e mi. Shqipëria është sot vendi me më shumë të burgosur politikë se Bjellorusia dhe Rusia. Liderët kryesorë të opozitës janë të arrestuar. Së bashku, ne do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton,” – u shpreh Berisha.

Në takim mori pjesë edhe zëdhënësja e PD, Floriana Garo, e cila garantoi emigrantët se me ardhjen e Berishës në pushtet do të krijohen kushte që do t’i nxisin ata të kthehen në atdhe.

“Jam e bindur se një pjesë prej jush mendon të kthehet një ditë… një ditë kur Shqipëria të ofrojë shpresë dhe mundësi për një të ardhme më të mirë.

Rroga dhe pensione më të larta, një buxhet dyfish më të madh për shëndetësinë dhe arsimin, më shumë siguri për jetën dhe të ardhmen,” – deklaroi Garo ndër të tjera.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme