Politika 16 November 2024, 16:34 Nga VNA

Opozita kërkon hetimin e Ministrit të Drejtësisë për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Opozita kërkon hetimin e Ministrit të Drejtësisë për

Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik, të shtunën më 16 nëntor, i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të hetojë ministrin e Drejtësisë, për blerjen e një mijë metra katrorë tokë në Farkë, me çmim disa fish më të ulët se tregu.

“Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?”, u shpreh Gjata dhe shtroi dhe pyetjet nëse ministri ka konlikt interesi dhe pse ish-drejtori i Bashkisë Tiranë, Arben Maoku, i dënuar për ndërtime pa leje ja ka shitur Manjës tokën me një çmim qesharak, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Në një investigim BIRN ekspozoi faktin se ministri i drejtësisë, Ulsi Manja investoi 3 milionë lekë për blerjen e një mijë metra katrorëve tokë buzë liqenit të Farkës në vitin 2021, me synimin që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro. Të dhënat e siguruara nga BIRN sygjerojnë dhe ngrenë dyshime se kjo pasuri u përfitua nga Manja duke anashkaluar çmimet e tregut dhe konfliktin e interesit.

Transaksionet e kryera nga ministri i Drejtësisë ngrenë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Gjata rendit në deklaratën e tij ato që i cilëson si shkelje të Manjës. sipas tij, toka truall është blerë poshtë çmimit reference dhe me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi, duke shmangur taksat e shtetit.

“Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët”, deklaroi Gjata.

Në vijim Gjata ngre pikëpyetje dhe mbi Prokurorinë e Posaçme, duke sjellë në vëmendje se Manja është shpëtuar njëherë nga SPAK për shpalljen e moskompetencës për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës.

Ping-pongu mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Dibrës në vitin 2020 lidhur me kompetencën e çështjes së quajtur “Dosja 184”, që kishte lidhje me blerjen e votive në Dibër në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016, solli parashkrimin e veprave penale të kryera për 11 të akuzuar. Pasi dosja i mbeti Prokurorië së Dibrës, kjo e fundit konkludoi se hetimet kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër, por për shkak të kohës së kaluar, krimi ishte parashkruar.

Në fund të deklaratës, kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe hetimin e tij.

I pyetur nga BIRN nëse po verifikon dhe po heton këto fakte publike lidhur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, SPAK nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi./Reporter.al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme