Politika 16 November 2024, 12:05 Nga VNA

Shabani kundër Berishës: “Pasi mori leje ndërtimi nga Rama, sulmon forcat e reja”

Ndaje në Whatsapp
Shabani kundër Berishës: “Pasi mori leje ndërtimi nga Rama,

Endri Shabani, një nga drejtuesit e “Nisma Thurrje”, ka replikuar ashpër me Sali Berishën, pasi ky i fundit kritikoi partitë e reja politike, duke i akuzuar për bashkëpunim me qeverinë. Shabani reagoi duke ironizuar dhe akuzuar Berishën për mbështetje të të njëjtit sistem që, sipas tij, ka dobësuar opozitën ndër vite.

“Vazhdojnë sulmet nga fronti anti-perëndimit. Ditën e djeshme, Berisha i tretë Para Erës Sonë, doli tek ballkoni i burgut dhe sulmoi forcat e reja. Pasi votoi sistemin zgjedhor që dobëson opozitën; pasi i votoi amnistinë që falte hajdutët e Ramës; pasi i mori Ramës disa leje ndërtimi, tha se ‘forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, prandaj populli duhet të dallojë ‘opozitën e vërtetë,’” shkruan Shabani.

Ai vazhdoi më tej, duke theksuar se Berisha e ka mbajtur partinë e tij në opozitë për 20 vite dhe, sipas tij, po përgatitet ta mbajë edhe për 40 vitet e ardhshme. Shabani nënvizoi se qytetarët tashmë po kuptojnë se kush është pjesë e “tavës” së politikës së vjetër dhe kush kërkon ndryshimin e vërtetë.

Shabani e përfundoi replikën me ironi, duke theksuar se të rinjtë do të sjellin një ndryshim të vërtetë, ndërsa Berisha do të ketë mundësinë të bëjë një koalicion me Ramën, duke përfituar nga rritja e pensioneve. “E vetmja gjë që nuk po arrij të deshifroj është kjo akuza që ne i bëjmë fresk Ramës… në këto ditë dimri ky po e ngroh Ramën dhe ne po i fusim mornicat?!” përfundoi Shabani.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme