Bota 24 June 2025, 18:18 Nga VNA

Sulmet në Iran/ Donald Trump reagon sërish: Ishte një nder të shkatërroja objektet bërthamorë dhe më pas të ndaloja luftën

Ndaje në Whatsapp
Sulmet në Iran/ Donald Trump reagon sërish: Ishte një nder

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar sërish në rrjetin e tij social “Truth Social”, teksa udhëton drejt samitit të NATO-s në Hagë.

Në lidhje me konfliktin midis Iranit dhe Izraelit, Trump shkruan se të dyja palët “dëshironin të ndalonin luftën në mënyrë të barabartë”.

“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha kapacitetet dhe objektet bërthamore, dhe më pas, të ndaloja luftën!”

Deklarata e tij vjen në një kohë të tensionuar ndërkombëtare dhe rrit interesin rreth politikave të tij ndaj Iranit.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme