Bota 17 Nëntor 2024, 23:41 Nga VNA

Sulmet izrelite në një pallat në Gaza shkaktojnë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Sulmet izrelite në një pallat në Gaza shkaktojnë

Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e një sulmi izraelit në një pallat që strehon të paktën gjashtë familje në qytetin Beit Lahiya të Gazës veriore të dielën, thanë mjekët dhe banorët.

Emergjenca Civile Palestineze tha se në pallatin që u bombardua jetonin 70 persona.

Ndërkaq zyra e mediave të qeverisë së Gazës tha se numri i të vrarëve është 72.

Ushtria izraelite, e cila ka luftuar grupin militant palestinez Hamas në Gaza që nga tetori i vitit 2023, konfirmoi sulmin e kryer gjatë natës në “objektivat terroriste” në Beit Lahiya.

Pas sulmit ajror gjatë natës, të paktën 30 trupa të pajetë nxorën nga rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe të shkatërruar, ndërsa dhjetëra banorë janë ende të bllokuar nën rrënoja, tha për AFP zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmoud Basal.

Më herët, ndërsa numri i të vdekurve ishte ende në 26, agjencia e mbrojtjes civile kishte njoftuar se të paktën 59 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

“Shanset për të shpëtuar të plagosurit e tjerë po zvogëlohen për shkak të gjuajtjeve dhe granatimeve të vazhdueshme të artilerisë,” shpjegoi Mahmoud Basal.

Forcat izraelite nisën një operacion tokësor të gjerë në Rripin e Gazës më 6 tetor, duke e cilësuar sulmin si një përpjekej për të parandaluar rigrupimin e militantëve të grupit islamik palestines Hamas. Operacioni nisi në Jabalia dhe më pas u zgjerua neë Beit Lahia.

“Aktivitetet terroriste vazhdojnë në zonën e Beot Lahia”, tha ushtria në një deklaratë të transmetuar nga AFP.

Në deklaratën e tij Hamasi foli për një “masakër” në kontekstin e “luftës gjenocidale (…) kundër civilëve të paarmatosur”.

“Ne vlerësojmë se administrata amerikane është plotësisht përgjegjëse për vazhdimin” e luftës, tha zëdhënësi presidencial i Autoritetit Palestinez Nabil Abu Rubeina nga Ramallah, duke iu referuar sulmeve në Beit Lahia.

Siç tha ai, Shtetet e Bashkuara lejojnë Izraelin “të shmangë çdo përgjegjësi dhe të shkelë rezolutat e ligjit ndërkombëtar” për shkak të mbështetjes së tij politike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Palestinez, nga ana e saj, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë “veprim të menjëhershëm” për t’i dhënë fund “mizorive” të kryera kryesisht në Rripin verior të Gazës.

26 persona të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë nga bombardimet në jug, në Rafah dhe Khan Younis, si dhe në qendër, në Nuseirat dhe Al Buraiz, shtoi Basal.

“Një sulm izraelit me dron” në Khan Younis “shënjestroi një grup njerëzish të paarmatosur që po garantonin sigurinë e shpërndarjes së ndihmës duke shkaktuar gjashtë vdekje,” tha mbrojtja civile.

Ministria e Jashtme izraelite denoncoi si “të njëanshëm” dhe “anti-izraelit” një raport të fundit të komitetit special të OKB-së, sipas të cilit metodat e luftës të përdorura nga Izraeli në Rripin e Gazës “përputhen me karakteristikat e një gjenocidi”.

 

Video

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, United States Central Command (CENTCOM), ka publikuar një video të re ku shfaqet ajo që e quan “fuqi zjarri e prodhuar në SHBA”, ndërsa vazhdon operacioni ushtarak Operation Epic Fury kundër Iranit.

Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme. Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën. Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t'i larguar. Ndërkohë në një moment, teksa Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë, të grumbulluarit në bulevard, një zëri kanë thirrur “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës të tij po protestojnë përpara komisariatit nr.1.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme