Politika 29 Tetor 2024, 22:31 Nga VNA

Spiropali kritikohet për përdorimin e Kuvendit si trampolinë për takime elektorale

Ndaje në Whatsapp
Spiropali kritikohet për përdorimin e Kuvendit si trampolinë

“KuvendOn”, platforma më e re e ndërmarrë nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ngre shqetësime për keqpërdorim të institucionit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet.

E veshur me xhaketë të bardhë përkrah një ekrani me sfond të kuq, ku shquhej slogani “KuvendON”, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi më 22 tetor nga Berati një fushatë takimesh, e prezantuar për publikun si një nismë për të afruar institucionin më të lartë të vendit me qytetarët.

Megjithatë, në tribunë përkrah Spiropalit u ul kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, njëherazi drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun, ndërsa në sallë ishin të pranishëm deputetë të tjerë socialistë të qarkut.

I prezantuar si një aktivitet i Kuvendit të Shqipërisë, takimi u dominua gjithsesi nga qëndrimet dhe premtimet politike, të tilla si rritja e pensioneve apo ndihma për grupe të ndryshme të shoqërisë.

Kuvendi e përshkruan nismën si “një program i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë si një platformë “llogaridhënieje” gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t’i shprehin shqetësimet drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë”, në kuadër të “Javës së Gjelbër”.

“Java e Gjelbër” është një mekanizëm i krijuar prej kohësh për të vendosur komunikimin e deputetëve me qytetarët – ajo parashikon një javë në muaj pushim nga aktivitetet parlamentare për t’u lënë hapësirë deputetëve që të takohen me qytetarët në zonat e tyre elektorale.

Ky mekanizëm nuk e ndalon kryetaren e Kuvendit në rolin e saj si deputete për takime në zonën zgjedhore përkatëse. Mregjithatë, përdorimi i këtij mekanizmi në cilësinë e kryetares së Kuvendit ka ngritur shqetësimin për keqpërdorim të institucionit dhe të burimeve publike në funksion të fushatës së ardshme elektorale.

“Nisma e fundit ‘KuvendOn’, ku kryetarja e Kuvendit shoqëruar nga deputetë të mazhorancës dhe nga zyrtarët lokalë, po ashtu të mazhorancës, përbën më shumë aktivitet elektoral politik sesa një aktivitet të Kuvendit,” i tha BIRN Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

“Nëse Kuvendi dëshiron të bëjë bisedime publike dhe transparente, së pari duhet të përmbushte detyrimet ligjore, që nuk i ka përmbushur, dhe standartet e transparencës, që nuk i ka përmbushur, përmes informimit publik dhe elementëve të tjerë ligjore,” shtoi ai.

Aktivistët e shoqërisë civile u shprehën kritikë edhe për nismën “Java e Gjelbër”, që sipas tyre nuk ofron mekanizma realë ndërveprimi mes ligjvënësve dhe qytetarëve, por shërben më së shumti si platformë politike.

Për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, kryeparlamentarja Spiropali ka nisur qartazi fushatën elektorale në qarqet e vendit, duke “përdorur platformën e Kuvendit, resurset e Kuvendit dhe postin e Kryetares” në shkelje sipas tij të parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

“Është e turpshme, e paligjshme, joetike dhe joserioze keqpërdorimi i postit më të lartë të Kuvendit të vihet në dispozicion të partisë dhe fushatës,” tha Xhemollari për BIRN.

“…Mesa duket, znj.Spiropali e ka të vështirë të ndahet nga posti i ministres apo aktivistes partiake, duke folur nga një kostum që Kushtetuta ia ka veshur për tjetër detyrë,” shtoi ai.

Spiropali u emërua në korrik të këtij viti në postin e Kryetares së Kuvendit, duke zëvendësuar Lindita Nikollën pas dorëheqjes së kësaj të fundit. Ajo ka marrë edhe më herët kritika për përdorimin e burimeve publike në shpërndarjen e takimeve të saj partiake në kanalet zyrtare të Kuvendit.

Spiropali dhe zyra e komunikimit e Kuvendit nuk iu përgjigjën kërkesës për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Ndërkohë, Kuvendi e trajtoi kërkesën për koment si kërkesë për të drejtë informimi.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkojnë kryeparlamentares Spiropali që të mos e përdorë Kuvendin si trampolinë për aktivitete partiake.

“Kuvendi duhet t’i kthehet rolit kushtetues, të përmbushë detyrimet e veta, të rregullojë mekanizmat e brendshëm dhe të heqë dorë nga praktika e keqpërdorimit të institucionit për qëllime elektorale,” përfundoi Krasniqi./BIRN/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme