Politika 29 Tetor 2024, 21:39 Nga VNA

“Të mos cënohet SPAK”, Alibeaj: Veprimi i Elisa Spiropalit me vakancën në Gjykatën Kushtetuese, në shkelje të ligjit

Ndaje në Whatsapp
“Të mos cënohet SPAK”, Alibeaj: Veprimi i Elisa Spiropalit

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ligjeve, deputeti Enkelejd Alibeaj foli për Komisionin Xhafaj dhe vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Alibeaj tha se marrëveshja që sipas tij, synon të dëmtojë SPAK-un me komisionin përkatës, antikorrupsion të pretenduar. Duke iu referuar arrestimit të Jurgis Çyrbes, ai u shpreh se një deputet nuk është i pranishëm në komision për shkak të aktiviteteve të SPAK-ut, duke theksuar se çdo tentativë për të ndikuar në këtë institucion është e papranueshme.

“E them këtu në Komisionin e Ligjeve që një nga punët më të paudha që  është duke u përgatitur është pikërisht çështja e marrëveshjes në distancë për të goditur SPAK-un, me komisionin përkatës, antikorrupsion të pretenduar. Ndaj kemi detyrim, që ndaj publikut të jemi të qartë.  Një nga kolegët tuaj sot nuk është në Komisionin e Ligjeve për efekt të veprimtarisë së SPAK-ut. Kjo është një arsye më e madhe sot që kushdo që çon ndërmend, qoftë edhe për së largu, të shtrijë tentakulat tek SPAK-u, t'i fusë duart në xhepa apo diku tjetër dhe të mos i shtrijë drejt SPAK-ut” – tha Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu kritikoi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për veprimet e saj të njëanshme lidhur me vakancën në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka përcaktuar që mandati i pasardhësit të shtyhet deri në 2028-ën. Ai e ka quajtur këtë një shkelje të kompetencave të Kuvendit, si dhe kërkoi që komisioni të mbajë një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe të rikthejë transparencën në punën e Parlamentit.

“Së dyti, një çështje tjetër që ka kaluar në heshtje. Një muaj më parë posti i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese ka mbetur vakant. Ajo që ka ndodhur, media të paktën ka tre ditë që sjellin në mend, edhe Zëri Amerikës ka shkruar për këtë çështje, Kryetarja e Kuvendit, znj.Spiropali ka marrë përsipër mënyrë individuale dhe personale, që teksa ka shpallur vendin vakant, ka përcaktuar ajo vetë që mandati për të cilën do të duhet të konkurrojnë, të shtyhet deri në 2028-ën. Ndërkohë, që sipas rregullave ligjore dhe kushtetuese është parashikuar, bazuar edhe tek reforma në drejtësi, që mandatet janë të përcaktuara në ligj dhe që asnjë autoritet nuk ka të drejtën që të mund të luajë me Kushtetutën sipas interesave të tyre. Kanë shkruar media gjërë e gjatë. Çështja është publike. I takon këtij komisioni të mbajë një qëndrim. Nëse kryetarja e Kuvendit nuk do të lexojë Kushtetutën, nuk di të lexojë Kushtetutën apo do ta lexojë mbrapsht, ka instrumentat profesional dhe politik, Komisioni i Ligjeve apo Këshilli i Legjislacionit për të marrë një opinion se si do duhet të trajtohet çështja e mandateve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit nuk mund të uzurpojë një kompetencë e cila është e Kuvendit. Ligji për Gjykatën Kushtetuese thote se e përcakton Kuvendi dhe jo kryetarja e Kuvendit.

Në këtë mjegullën e krijuar. Në këtë situatën ku publikut i fshihet nga sytë veprimtaria e Parlamentit, mungesa e transparences ka përfitimet e vogla. Futet në xhep një anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ndaj është një detyrim.

Po ua kërkoi ju si Kryetare e Komisionit, si anëtare e Konferencës së Kryetarëve që të gjeni mundësinë për të sjellë në hullitë e Kushtetutës. Kërkesa ime është që ju si deputete te maxhorancës keni detyrim për të kthyer parlamentin në rrugën ligjore dhe për të mos i hedhur benzinë zjarrit të ndezur nga të tjerë, per të zbatuar detyrimet ndaj qytetarëve për t'u informuar mbi veprimtarinë e Parlamentit” – u shpreh Alibeaj.

Video

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme