Politika 29 October 2024, 19:35 Nga VNA

Deklarata e çuditshme e Ivi Kasos: Në krye të mosbindjes civile, vlerëson policinë që po devijon trafikun

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e çuditshme e Ivi Kasos: Në krye të mosbindjes

Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili drejton mosbindjen civile në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ka deklaruar për mediat se janë treguar të kujdesshëm, duke paralajmëruar qytetarët që të marrin masa paraprake për të qarkulluar. Ai madje shpresonte që deri në përfundim të protestës të mos ketë përplasje dhe vlerësoi policinë për masat që po merr për të devijuar trafikun.

“Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht.

Besoj që në një pjesë të madhe kjo është arritur. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që janë të vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë. Shpresoj që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun” – shprehej Kaso.

Në një kohë kur shpallet mosbindje civile kundër një qeverie të dështuar dhe të korruptuar, normale është të krijohet kaos, ose të bllokohen rrugët duke apo duke paralizuar qytetet. Megjithatë, kur dëgjohet deklarata e përfaqësuesit të PD-së që flet për mosbindje civile, ndërkohë që shpreh shqetësim për trafikun dhe shpreson të mos ketë përplasje, kjo duket e çuditshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme