Sociale 12 December 2025, 16:31 Nga VNA

Transplantet e veshkës mbeten tek Klodian Allajbeu, QSUT ende nuk ofron shërbimin jetik për pacientët

Ndaje në Whatsapp

Transplantet e veshkës mbeten tek Klodian Allajbeu, QSUT ende nuk ofron

Edhe pse premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT është dhënë që në vitin 2023, ende dhe sot qendra spitalore universitare nuk ka mundur të ofrojë këtë procedurë jetike. Si rezultat, shteti vazhdon të paguajë miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhet t’i ofronte brenda sistemit publik.

QSUT nuk disponon ende sallat e pajisura me aparaturat e nevojshme për transplantin renal, as paketa e terapisë së flakjes akute të veshkës (AKI), një procedurë shpëtimtare për pacientët në gjendje kritike. Këto mungesa kanë kthyer transplantin e veshkës në një shërbim de facto privat, ku qytetarët janë të varur nga klinikat private për ndërhyrje që duhej të kryheshin në qendrën publike.

Gjatë vitit 2024 janë kryer 14 transplante të veshkës, por asnjë prej tyre nuk është realizuar në QSUT. Shtatë transplante u kryen në spitalin privat “American Hospital” dhe shtatë në “Hygeia”, të dy në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili përfiton praktikisht kontrollin mbi këtë shërbim në vend.

Bëhet me dije se kostoja e një transplanti në këto dy spitale varion nga 20–21 mijë euro. Me një matematikë të thjeshtë, për 14 transplante realizuar në vitin 2024, përllogariten rreth 280 mijë euro, të cilat kanë shkuar të gjitha në arkën e biznesmenit Allajbeu.

Ndërkohë, QSUT, që duhet të ishte qendra kryesore referuese për këtë lloj ndërhyrjeje, nuk ofron as transplantin, as terapinë e flakjes akute, duke detyruar shtetin të blejë shërbimin nga privatët dhe duke rritur kostot për buxhetin e vendit.

Situata pritet të përkeqësohet me skadimin e afërt të koncesionit të dializës, i cili përfundon në vitin 2026. Edhe pse QSUT ka tashmë aparatura të trasheguara nga koncesionari dhe mund të merrte shërbimin në dorë, ekziston rreziku që kontrata të shtyhet për disa vite, duke e bërë më të shtrenjtë dhe të panevojshme procesin, ndërkohë që aparaturat e dializës janë funksionale dhe koncesioni është nën hetim nga SPAK.

Në vend të një strategjie të qëndrueshme shëndetësore, ku transplanti i veshkës të centralizohej si shërbim publik kombëtar, qeveria ka zgjedhur zgjidhjen më të kushtueshme: pagesat për privatët. Rezultati është një model i degradimit të sistemit publik spitalor: QSUT nuk kryen procedurat kritike, ndërkohë që spitalet private arkëtojnë miliona euro nga shteti dhe kontrollojnë tregun. Për pacientin shqiptar kjo nënkupton varësi totale nga sektori privat për shërbime që çdo shtet normal i ofron vetë.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme