Sociale 12 December 2025, 11:24 Nga VNA

Miratohet Paqja Fiskale pavarësisht kundërshtimeve nga BE, FMN dhe AmCham

Ndaje në Whatsapp

Miratohet Paqja Fiskale pavarësisht kundërshtimeve nga BE, FMN dhe

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, një nismë që ka ngjallur debate të forta brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), projektligji mori mbështetjen e shumicës parlamentare, duke kaluar me 75 vota pro, 20 kundër dhe asnjë abstenim.

Institucionet ndërkombëtare kishin shprehur shqetësime se marrëveshja mund të dëmtonte disiplinën fiskale të vendit, të nxiste pritshmëri për amnisti të shpeshta dhe të krijonte pabarazi mes bizneseve që zbatojnë rregullat dhe atyre që përfitojnë nga faljet.

Dhoma Amerikane e Tregtisë evidentoi një sërë problematikash me ndikim të gjerë juridik, ekonomik dhe të qeverisjes fiskale, që lidhen me faktorë të tillë si rrezik i lartë për cenimin e konkurrencës së ndershme; Mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë dhe pastrim parash; Ulje të cilësisë së administrimit tatimor; Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale në buxhetin e shtetit dhe nxitje të skemave të zhvendosjes së bizneseve drejt normave më të ulëta.

AmCham gjithashtu u shpreh se drafti ka probleme ligjore dhe cenim të parimeve themelore të taksimit si dhe ka pasur mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër kësaj nisme. Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber u shpreh së fundmi se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

Megjithatë, mazhoranca e konsideroi nismën si një hap të nevojshëm për mbylljen e detyrimeve të vjetra dhe normalizimin e marrëdhënieve mes administratës tatimore dhe bizneseve.

Miratimi i “Paqes Fiskale” vjen në kuadër të një pakete më të gjerë fiskale të shqyrtuar gjatë seancës plenare, ku u votuan gjithsej 12 projektligje dhe buxheti i vitit 2026.

Projektligji “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” përcakton dakortësimin e palëve, pra mes biznesit dhe administratës tatimore, në një marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), për biznesin me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur.

Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Po ashtu pas rishikimit të projektligjit “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” u shtua edhe zbatimi i tatimit 5% në rast se biznesi do të korrigjojë vullnetarisht deklarimet e mëparshme, përfshirë rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë. Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja./Monitor.al/

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme