Sociale 30 January 2026, 19:34 Nga VNA

Bujqësia në krizë: Mungesa e mbështetjes shtetërore pengon rritjen dhe largon fermerët

Ndaje në Whatsapp

Bujqësia në krizë: Mungesa e mbështetjes shtetërore

Mungesa e mbështetjes reale nga shteti vazhdon të mbetet shkaku kryesor i krizave të njëpasnjëshme në bujqësi dhe i largimit të fermerëve nga puna në tokë. Edhe pse qeveria e përmend sektorin si një prioritet kombëtar në fjalimet e drejtuesve të saj, në terren situata duket ndryshe: subvencionet mbeten të pamjaftueshme, ndërsa shumë fermerë të vegjël nuk arrijnë të përfitojnë naftë ose të marrin pagesa direkte në llogaritë e tyre.

Për pesë vitet e fundit, sektori bujqësor ka përjetuar rënie të prodhimit, duke treguar se procedurat burokratike, mungesa e informacionit dhe konkurrenca e pandershme po shkatërrojnë premtimet për rregullimin e tregut. Edhe objektivi për të arritur një vlerë eksportesh prej 1 miliard eurosh në vitin 2030, nga 500 milionët aktualë, duket ambicioz. Kjo, sepse produktet tona shpesh nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian dhe mungesa e kapaciteteve për përpunim e bën të vështirë pranimin e tyre nga vendet eksportuese.

Ministria e Bujqësisë menaxhon një buxhet prej 135 milionë eurosh për sektorin, i cili me rritje progresive vjetore dhe përmes skemave të granteve dhe subvencioneve arrin të përfshijë këtë vit rreth 250 milionë euro për fermerët dhe blegtorët. Pritshmëritë janë që këto politika mbështetëse të sjellin rezultate konkrete, por sfida mbetet e madhe për të ndryshuar realitetin e braktisjes së tokave dhe shqetësimet e fermerëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme