Sociale 29 January 2026, 22:28 Nga VNA

AKU tërheq nga tregu qumështin për bebe “Aptamil 1 Pronutra”

Ndaje në Whatsapp
AKU tërheq nga tregu qumështin për bebe “Aptamil 1

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një serie qumështi për bebe “Aptamil 1 Pronutra”, pas një sinjalizimi nga Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë. Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve zyrtare të kryera është konstatuar prania e cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, në formulën e qumështit për foshnje.

Produkti i prekur është:

Emri i produktit: Aptamil 1 Pronutra 800g Advanced

Numri i artikullit: 172911

Data e skadencës: 10/11/2026

AKU bën me dije se trupat inspektuese janë angazhuar menjëherë në terren për verifikimin e rastit dhe për tërheqjen e produktit nga tregu, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që disponojnë këtë qumësht bebesh të mos e përdorin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes ku është blerë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme