Sociale 28 January 2026, 17:02 Nga VNA

“Mbro të dhënat e tua personale”: Urimi cinik që mbërriti në telefonat tanë për një privatësi tashmë të humbur

Ndaje në Whatsapp

“Mbro të dhënat e tua personale”: Urimi cinik që

28 janar – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Sot, mesazhi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka mbërritur në telefonat e shumicës së shqiptarëve, si për të na kujtuar edhe një herë se të dhënat tona janë më të pasigurta se kurrë.

Sepse ato u morën njëherë nga patronazhistët, më pas u hakeruan, dhe më tej ranë në duart e Mirlinda Karçanajt dhe shokëve të saj, për t’u përdorur si mish për top në pazaret e pushtetit, presionit dhe manipulimit.

E megjithatë, sot Besnik Dervishi, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale — besnik i partisë së tij — na dërgon një mesazh për të na kujtuar se të dhënat tona janë në duart e tij dhe të partisë së tij. Jo si paralajmërim, por si një lloj garancie politike: rrini të qetë, privatësia juaj është nën kontrollin tonë.

Mesazhi është shpërndarë përmes One dhe Vodafone, të cilat duket se janë thjesht kanalet e duhura për të na uruar një ditë po aq idiote sa edhe sistemet e sigurisë që supozohet të mbrojnë të dhënat tona.

Pra, shteti që i humbi, i shpërndau, i politizoi dhe i ekspozoi të dhënat personale të qytetarëve, sot na këshillon t’i ruajmë vetë. Një këshillë morale nga i njëjti sistem që e ka shndërruar privatësinë në një material të konsumueshëm politik.

Në fund, ky nuk është një mesazh për sigurinë e të dhënave.
Është një përkujtimore cinike se në Shqipëri privatësia nuk është më e jona — është pronë e pushtetit që na uron ta mbrojmë, pasi e ka shkelur tashmë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme