Sociale 29 Janar 2026, 07:35 Nga VNA

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Ndaje në Whatsapp
Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./Monitor

Video

Akropoli u mbulua sot nga dëbora, duke krijuar pamje të rralla dhe mbresëlënëse mbi një nga monumentet më të njohura të botës. Reshjet e dëborës, të pazakonta për kryeqytetin grek, transformuan tempullin e lashtë të Partenonit dhe rrethinat e tij në një peizazh dimëror. Autoritetet lokale njoftuan se vizitat në Akropol mund të kufizohen përkohësisht për arsye sigurie, ndërsa ekipet po monitorojnë kushtet atmosferike.

Një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në Drin në aksin Shkodër-Vau i Dejës. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit duke lënë në mes të rrugës dhjetra banorë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas Bashkisë së Durrësit kanë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza. Por banorët thonë se kanalin e ka bllokuar një biznes privat që ka ndërtuar karburant. Sipas avokatit të familjeve Gentian Sejrani, ata janë lënë në mëshirë të fatit. Avokati tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi shembjet janë bërë në kundërshtim me ligjin. https://www.vna.al/kronika/imt-ne-durres-prish-disa-shtepi-tek-ura-e-dajlanit-le-ne-mes-te-rruges-d-i19390

Më 26 janar, një avion i British Airways që fluturonte nga Las Vegasi për në Londër (fluturimi BA274) humbi rrotën e pasme të djathtë të ingranazhit të uljes menjëherë pas ngritjes. Incidenti u filmua dhe u vu re nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë nga Flightradar24. Pamjet tregojnë aeroplanin duke u ngritur normalisht, ndërsa disa sekonda më vonë një objekt shkëputet dhe bie në tokë, është një nga rrotat e marshit të uljes. Sipas një deklarate nga Flightradar24, fluturimi BA274 i British Airways humbi rrotën e pasme të djathtë, nga ingranazhi kryesor i uljes së avionit Airbus A350-1000. Pavarësisht incidentit, ekuipazhi vazhdoi udhëtimin normalisht dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Heathrow në Londër, pa u raportuar për të lënduar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme