Sociale 30 January 2026, 16:03 Nga VNA

Policia ndalon protestën kundër deklaratave të Ramës në Izrael, qytetarët mblidhen para Kuvendit me thirrjen “Jo në emrin tim”

Ndaje në Whatsapp

Qindra qytetarë u mblodhën sot në sheshin përballë Parlamentit të Shqipërisë, për të kundërshtuar qëndrimin dhe deklaratat e kryeministrit Rama në Izrael. Me banera që shkruanin “Jo në emrin tim”, forcat policore nuk lejuan mbajtjen e marshimit të paralajmëruar drejt Kryeministrisë dhe më tej drejt sheshit “Skënderbej”.

Policia ndalon protestën kundër deklaratave të Ramës në

Oganizatorët njoftuan që Drejtoria e Policisë pas njoftimit të marrë, ka lajmëruar që marshimi nuk mund të zhvillohet. Florian Arapi, e mbylli organizimin me thirrjen drejtuar vendimmarrësve të ligj-zbatimit për zbatim të ligjeve dhe jo të urdhërave. 

Policia ndalon protestën kundër deklaratave të Ramës në

“Ne do të vazhdojmë të protestojmë gjithmonë për Palestinën dhe kryeminstri ta ketë të qartë këtë në mendjen e tij. Asnjëherë ne nuk do të thyejmë ligjin por kërkojmë nga Forcat e Rendit që të zbatojnë ligjin dhe jo të zbatojnë urdhërat e pacipa të një kryeministri i cili i shërben zullumit, gjenocidit dhe padrejtësisë.” 

Policia ndalon protestën kundër deklaratave të Ramës në

Protestuesit akuzuan Ramën për bashkëpunëtor në gjenocidin që kryhet mbi popullin e Palestinës që prej më shumë se dy vitesh. Të shoqëruara me thirrjen “Edi Rama, kriminel” dhe “Turp!”, u hodhën akuzat për kryeministrin si normalizues të gjenocidit dhe mbështetës të kriminelëve të kërkuar për krime lufte nga gjykatat ndërkombëtare.

Policia ndalon protestën kundër deklaratave të Ramës në

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme