Sociale 11 August 2024, 11:50 Nga VNA

Shqiptarët kampionë olimpikë me flamurin grek.

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët kampionë olimpikë me flamurin grek.

Ndërsa sot qeveritarë dhe politikanë nxitojnë të marin meritat për medaljen e mundësit Valiev që ka marrë pasaportë shqiptare veç 7 muaj më më parë, askush nuk flet për lënien pas dore të shqiptarëve fitues të medaljeve olimpike. Por që u lanë pas dore nga autoritetet sportive dhe qeveritë shqiptare.

E para në këtë listë është Elina Xhengo që ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Atletikës që në Mynih në vitin 2022 ku fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe shpallet kampione e Europës.

Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë.

Në 2018 një tjetër atlete shqiptare është shpallur kampione Europe, por për ngjyrat e një shteti tjetër, Greqisë, në disiplinën e hedhjes së shtizës.

Mirela Manjani është fituese e dy titujve kampione bote dhe e dy medaljeve olimpike, një të argjendtë dhe një të bronztë, gjithnjë për Greqinë.

Për të dyja atletetet nuk ka patur asnjë përpjekje për ti afruar dhe për ti bindur të garonin për flamurin shqiptar.

Pa përmendur dhe Pirro Dhimën atleti me i suksesshëm ne historinë e sportit grek me tre medalje ari dhe një bronzi në olimpiada.

Por nëse Dhima ka deklaruar se nuk ndjehet shqiptar, shumë peshëngritës të tjerë të talentuar janë shpërfillur dhe anashkaluar për ti lënë vendin propagandës dhe paaftësisë për ta bërë sportin shqiptar triumfues.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme