Sociale 9 August 2024, 13:48 Nga VNA

Në një vit, 27 mijë nxënës më pak në bankat e shkollave

Ndaje në Whatsapp
Në një vit, 27 mijë nxënës më pak në bankat e

27 mijë nxënës më pak në bankat e shkollave

Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës. Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik. Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës. Gjithashtu Cens referoi se në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit. Të dhënat e Cens tregojnë se arsimi bazë ose përballet me braktisje të studimeve, ose Ministria e Arsimit ka raportuar të dhëna të fryra për numrin e fëmijëve të regjistruar. Ndryshe nga censet e kaluara, INSTAT ende nuk ka publikuar popullsinë që banon në zonat rurale me të dhënat e Cens 2023, por realiteti tregon se në qindra shkolla në zonat rurale të vendit kanë më shumë mësues se nxënës. Numri i nxënësve në shkolla ka pësuar rënie të shpejtë në dekadat e fundit si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, por numri i mësuesve nuk ka ndjekur të nijetin ritëm.. Përmirësimi i raportit nxënës-mësues nuk ka ndikuar në përmirësimin e aftësive të nxënësve. Reformat në arsim vitet e fundit nuk i shërbyen përmirësimit të cilësisë, referuar rezultateve të testit global të njohurive të 15-vjeçarëve “Pisa 2022” ku Shqipëria pa rënien më të madhe të rezultateve në krahasim me testin e vitit 2018. Në vitin shkollor 2023-24, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat. Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme