Sociale 9 August 2024, 10:18 Nga VNA

ISHP këshilla për t’u ruajtur nga mushkonjat shpërndarëse të virusit të Nilit… por ka harruar të dezifenktojë që prej 2019

Ndaje në Whatsapp
ISHP këshilla për t’u ruajtur nga mushkonjat

Pas 13 vitesh në vendin tonë rikthehet virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ku deri më tani  janë 17 të infektuar dhe 3 qytetarë kanë humbur jetën.

Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot me këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga virusi.

ISHP njofton se virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nëpërmjet prekjes. Megjithatë sipas ISHP duhen respektuar masat higjeno-sanitare si më poshtë:

– Shmangni kontaktin me duar të zhveshura kur trajtoni ndonjë kafshë të ngordhur.

– Nëse po hidhni një zog të ngordhur, përdorni doreza ose qese plastike për ta vendosur trupin e pajetë në një kosh plehrash.

– Ndiqni gjithmonë udhëzimet për gatimin e plotë të mishit.

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.

Por, edhe pse jep këshilla ISHP është e papërgatitur përballë këtij virusi. Njofton se virusi përhapet nga mushkonjat e infektuara, por nuk merr asnjë masë për parandalim. Hera e fundit që janë bërë dezinfektimet e zonave është viti 2019.

Nga një kërkim që ka bërë VNA.al, ISHP si institucion përgjegjës rezulton se tenderimet publike më të fundit që ka bërë për dezenfektimin e zonave janë në vitin 2019. Atë vit ISHP ka zhvilluar 38 kontrata publike për luftë kundër mushkonjave në vijën bregdetare me vlerë rreth 1 milionë euro.

Tenderat ishin marrëveshje kuadër me vetëm një kompani “NGR sh.p.k” dhe këto kontrata një vitë më parë ranë në sytë e drejtësisë. Madje në qershorin e vitit 2023, drejtoresha e këtij institucioni Silva Bino u thirr në SPAK për t’u pyetur për këtë rast, ndërsa dosja është ende në hetim.

Në një kërkim të bërë në APP dhe në Open Procurment, që prej 2019-ës nuk rezulton që ky institucion të ketë bërë tendera të tjerë për dezinfektimin e zonave.

ISHP në vend të japë këshilla sesi qytetarët të mbrohen nga pickimi i mushkonjave, do ishte më mirë të merrte masa për parandalim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme