Sociale 8 Gusht 2024, 16:18 Nga VNA

Azilet private jashtë kontrollit të Ministrisë së Shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp
Azilet private jashtë kontrollit të Ministrisë së

  • ‌Autori Zyhdi Shehi, 78 vjeçari historian, mbante titullin "Qytetar Nderi" i Kavajës.
  • ‌Informacioni publik në faqen e Ministrisë e Shëndetësisë, ligji nr. 121/2016, monitoron vetëm insitucionet Publike, të financuara plotësisht ose pjesërisht nga buxheti i shtetit, për të moshuar.

Ngjarja e rëndë, raportuar që në orët e para të mëngjesit, ku Zyhdi Shehi 78 vjeç ka dhunuar për vdekje 82 vjeçarin Virxhil Vesho, në një azil privat, ka tronditur mbarë opinionin publik. Policia ka arrestuar të moshuarin në ambientet e   azilit, në lagjen "Ali Demi", në Tiranë teksa mësohet se i moshuari Shehi jetonte në këtë qëndër së bashku me bashkëshorten. Përballë një ngjarje kaq të rëndë në një institucion privat, ku mendohet se kontrolli dhe mundësitë janë më të shumta, në fakt rezulton komplet e kundërta. Dy të moshuar gjenden në të njejtën dhomë, duke ndarë jo vetëm hapësirat por edhe paaftësitë fizike dhe mendore të tyre, dalin jashtë kontrollit dhe askush nuk përgjigjet. Azilet konsiderohen përherë problematike dhe pavarësisht se çfarë deklarojnë institucionet, nuk kontrollohen. VNA bëri disa verifikime dhe rezulton që ‌një informacion publik në faqen e Ministrisë e Shëndetësisë, ligji nr. 121/2016, evidenton se Ministria e Shëndetësisë monitoron vetëm insitucionet Publike, të financuara plotësisht ose pjesërisht nga buxheti i shtetit, për të moshuar. Sakaq, mësojmë se akoma nuk janë miratuar kriteret dhe nuk kanë filluar procesi për certifikimin e qendrave të përkujdesit të moshuarve. Tirana, 11 azile private, vetëm dy shtetërorë Në një informacion publik të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ISHPSHSH, mësohet se vetëm në Tiranë janë 11 azile  private dhe 2 shtetërore. Sakaq, nëpërmjet Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore, ka kompetencë të kontrollojë zbatimin e kritereve, kushteve dhe standardeve të përkujdesit shoqëror në subjektet publike dhe jopublike, të cilat ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror sipas Ligjit Nr.121/2016, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Publike Numri i institucioneve publike të përkujdesit rezidencial për të moshuar në kryeqytet, dhe vendndodhjen e tyre, ju informojmë se ka vetëm 1, (një) institucion publik rezidencial për të moshuar, i cili është “Shtëpia e të Moshuarve” Tiranë, me adresë: Rruga “Deli Ndreu”, Lagja “Ali Demi” Tiranë. Private Institucionet jopublike të përkujdesit rezidencial për të moshuar, në kryeqytet dhe vendndodhjen e ty re, janë të identifikuara dhe vlerësuara 11 të tilla.

Profil i atutorit Zyhdi Shehi, i lindur më 11 dhjetor 1946, në fshatin Bago të Kavajës, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime historike e letrare. Një vit më parë është shpallur "Qytetar Nderi" i Kavajës, ku ju dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore. Nga hetimet e para për krimin dhe dëshmitë, rezulton sesi viktima dhe autori, vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë i dobët, me debatin "përse më ka zënë krevatin". Biografi Ai është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për “Gjuhë-Letërsi” e më pas ka mbaruar me korrispodencë Fakultetin Filologjik të Tiranës për “Gjuhë-Letërsi”. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 nisi punë në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga. Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, "Mësues i Popullit", "Kavaja, figura të shquara historike" 2005, "Indrit Cara", 2007, "Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri", etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja "Naim Frashëri".

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme