Sport 14 October 2024, 19:57 Nga VNA

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë, kuqezinjzë marrin 3 pikë në një fushë të vështirë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë, kuqezinjzë marrin 3 pikë

Shqipëria ka mposhtur Gjeorgjinë në ndeshjen e katërt të grupit të Nations League. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke marrë tre pikë të vlefshme.

Në pjesën parë kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë duke pasur edhe raste për shënim. Ata patën një rast të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 14-të. Tuci merr një pasim të shkëlqyer në zonë nga Asani dhe provon me të djathtën, por pret Mamardashvili që shpëton portën e gjeorgjianëve.

Me fillimin e të dytës, Shqipëria shënoi me Asllanin pas një kombinimi në zonën e kundërshtarit. Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin. Mesfushori nuk heziton të gjuajë drejt portës dhe gjen rrjetën.

Por Shqipëria nuk është ndalur këtu, pasi pati dhe dy raste të tjera për gol. Në të parin ishte Daku, i cili nuk e shfrytëzoi krosimin e Asllanit nga goditja. Sulmuesi që sapo hyri në lojë duke zëvendësuar Tucin, goditi me kokë por topi vetëm iu afrua portës.

Rast i pastër shënimi kuqezinjtë kishin në minutën e 57, kur Asani pasi vodhi një top në zonën e 16 metrace nga gjeorgjianët, pasoi tek Bajraki i cili ishte në pozicion ballor me portën. Gjuajtja e dobët e mesfushorit bëri që topi të përfundonte në duart e Mamardshvilit.

Me këtë fitore Shqipëria shkon në 6 pikë në grup dhe renditet në vendin e tretë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme