Sport 12 October 2024, 14:52 Nga VNA

FSHF nuk pranon kritika, mbyll komentet në postimin pas humbjes me Çekinë

Ndaje në Whatsapp

Rezultati i mbrëmshëm shënoi humbjen e dytë radhazi për kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve, duke shkaktuar valë kritikash nga tifozët dhe analistët sportivë. Megjithatë, duket se Federata Shqiptare e Futbollit dhe kreu i saj, Armand Duka, janë të prirur të pranojnë vetëm lavdërime, ndërsa kritikave për rezultatet negative nuk u kushtojnë vëmendje.

Kjo gjë vërehet qartë në rrjetet sociale të FSHF-së, ku pas ndeshjes me Çekinë, federata bllokoi komentet në postimet e saj, duke kufizuar mundësinë e tifozëve për të shprehur mendimet. Një veprim i tillë është i pakuptimtë, pasi FSHF-ja është një institucion që përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe duhet të jetë po aq e hapur ndaj kritikave sa edhe ndaj lavdërimeve.

Çudia më e madhe është se çfarë ndikimi negativ mund të ketë një koment kritik në Facebook apo Instagram për drejtuesit e FSHF-së, kur e dinë se do të mbeten në krye të institucionit për shumë vite të tjera pa i shqetësuar njeri.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme