Bota 21 November 2024, 11:32 Nga VNA

Shokon politikani japonez: “Grave mbi 30 vjeç pa fëmijë, t’u hiqet mitra”!

Ndaje në Whatsapp
Shokon politikani japonez: “Grave mbi 30 vjeç pa fëmijë,

Kreu i një partie të vogël opozitare japoneze kërkoi falje pas deklaratave te tij shokuese se grave pa fëmijë duhet t’u hiqet mitra pasi të mbushin 30 vjeç, në mënyrë që të ndjehen se kanë një “kufizim kohor” për lindjen e fëmijëve. Ai u duk se la të kuptohej gjatë një debati rreth rënies së nivelit të lindjeve në vend se kjo mund të çonte në zgjedhjen e grave për të pasur fëmijë më herët. Naoki Hyakuta, një shkrimtar dhe kreu i Partisë Konservatore të Japonisë, e ngriti idenë e diskutueshme në një emision në YouTube, në të cilin ai ishte i ftuar, megjithëse theksoi se nuk e mbështet atë.

Në një fjalim në Nagoya, ai pranoi se komentet që dëgjoi për atë deklaratë “ishin shumë të hidhura”. “Do të tërhiqem dhe do të kërkoj falje pasi kishte njerëz që e konsideruan ofenduese atë që thashë”, tha ai. Ai më vonë kërkoi falje përmes X, duke thënë se komentet ishin “pa dyshim jashtëzakonisht të ashpra” , megjithëse ai kishte theksuar në debat se idetë ishin “fantashkencë” dhe “diçka që nuk duhej të kishte ndodhur”. “I kërkoj falje kujtdo që mund të kem ofenduar”, ka shkruar ai.

Numri i lindjeve në Japoni në gjysmën e parë të 2024 ra në nivelin më të ulët që nga viti 1969, treguan të dhënat e qeverisë në shtator, duke nënvizuar problemin e vështirë demografik me të cilin përballet vendi./ Bordo

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme