Bota 20 November 2024, 11:47 Nga VNA

Rrezik për sulm ajror, SHBA mbyll ambasadën në Kiev

Ndaje në Whatsapp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore. Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës./REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme