Bota 20 November 2024, 09:13 Nga VNA

Trump do të emërojë në krye të Departamentit të Tregtisë, miliarderin Howard Lutnick

Ndaje në Whatsapp
Trump do të emërojë në krye të Departamentit të

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë, njoftoi zoti Trump të martën.

Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Presidentit Trump, i cili merr detyrën më 20 janar. Zoti Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit.

Ka patur njoftime se Howard Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald” ishte në garë për të marrë postin e Sekretarit të Thesarit, një tjetër detyrë e lartë që zoti Trump duhet të plotësojë në kabinetin e tij. Por njerëz të afërt me zotin Trump thonë se zoti Lutnick u anashkalua për postin në fjalë mes konflikteve me një tjetër kandidat kryesor, investorin Scott Bessent.

Nëse emërohet për t'u bërë sekretar i tregtisë dhe konfirmohet nga Senati, siç ka të ngjarë, zoti Lutnick mund të luajë një rol vendimtar në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare të presidentit.

Zoti Trump ka propozuar rritjen e tarifave për mallrat e importuara, një përpjekje për të nxitur prodhimin brenda vendit të të njëjtave produkte, por që në një afat të afërt kërcënon të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të çrregulloj ekonominë globale.

Departamenti i Tregtisë mbikëqyr një sërë politikash federale për bizneset, përfshirë gjysmëpërçuesit, sigurinë kibernetike dhe patentat, si dhe ndihmon në nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.

Në të kaluarën, zoti Lutnick ka dhuruar para si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Ai gjithashtu mori pjesë një herë në emisionin e realitetit televiziv të zotit Trump “The Apprentice” në rrjetin NBC përpara se zoti Trump të zgjidhej president në vitin 2016.

Firma “Cantor Fitzgerald”, që drejtohet nga zoti Lutnick, humbi 658 nga 960 punonjësit e saj, më shumë se çdo biznes tjetër, gjatë sulmit terrorist të al-Kaidës më 11 shtator 2001 ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. 46 kontraktorë dhe vizitorë të tjerë që ishin në zyrat e firmës “Cantor Fitzgerald” atë ditë u vranë kur kullat u shembën. Vëllai i zotit Lutnick, Gary, ishte në mesin e të vrarëve.

Vetë zoti Howard Lutnick do të kishte qenë në zyrë, por po dërgonte djalin në ditën e parë të kopshtit. Ai u kthye në vendngjarje dhe shpëtoi nga shembja e Kullës Jugore duke u fshehur pas një makine të parkuar aty pranë. Më vonë ai krijoi një fond për të ndihmuar familjet e viktimave të sulmeve dhe fatkeqësive natyrore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme