Bota 20 November 2024, 19:30 Nga VNA

Donald Trump emëron aleatin e tij të besueshëm si ambasador të SHBA-ve në NATO

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump emëron aleatin e tij të besueshëm si ambasador

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump , i cili bëri paralajmërime të forta kundrejt NATO-n gjatë fushatës së tij zgjedhore, njoftoi sot se ka emëruar aleatin e tij të besueshëm, avokatin Matthew Whittaker, si ambasador të SHBA-ve në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Matt është një luftëtar i palëkundur dhe patriot besnik,” tha presidenti i zgjedhur në një deklaratë.

Qëllimi i tij do të jetë “të promovojë dhe mbrojë interesat e SHBA”, shtoi ai.

Deklaratat e Trump për NATO-n janë me interes të veçantë, veçanërisht pasi ai kërcënoi shkurtin e kaluar se nuk do të garantonte mbrojtjen e vendeve anëtare që nuk i kushtojnë burime të mjaftueshme buxhetit të tyre të mbrojtjes.

Matthew Whittaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe do të adresojë fuqishëm kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë,” komentoi ai.

“Kam besim të plotë në aftësinë e Matt për të përfaqësuar SHBA-në me forcë, integritet dhe përkushtim të palëkundur. Mezi pres të punoj ngushtë me të ndërsa vazhdojmë të avancojmë paqen përmes forcës, lirisë dhe prosperitetit në botë”, shtoi ai.

Whitaker ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm i përkohshëm gjatë mandatit të parë të Trump, ndërkohë që demokratët e akuzuan atë se i bindej verbërisht urdhrave të presidentit republikan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte uroi Trump pas fitores së tij në zgjedhje, duke vënë në dukje se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë një element kyç për të mbajtur të fortë Aleancën tonë”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme