Rajoni 18 December 2024, 16:07 Nga VNA

Shkup, ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp
Shkup, ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan sot në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Kërkesa për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zyrtarit të lartë është lëshuar nga Prokuroria publike në Shkup, pasi Gjykata Themelore e miratoi të martën në mbrëmje kërkesën për caktimin e masës me paraburgim për zotin Grubi dhe Bajrami. Ata dyshohen për përfshirje në manipulim me prokurimet publike për Lotarinë dhe ndarjen e jashtëligjshme të licencave për kompanitë e lojërave të fatit dhe kazinotë. Tetë persona dyshohen si të përfshirë në këtë vepër penale. Sipas prokurorisë, ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi tetë milionë euro. Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë. Mediat lokale raportojnë se zoti Grubi ka angazhuar një avokat dhe se “do të kthehej në vend nëse gjykohet në gjendje të lirë”. Vetë ish-zëvendëskryeministri nuk është prononcuar publikisht që nga e diela në mbrëmje kur shkruante në rrjetin social Facebook se ndodhej “jashtë shtetit për vizitë private dhe se do të kthehej sapo të kryente detyrimet”. Artan Grubi u përcaktua nga Departamenti i Shtetit pak ditë më parë së bashku me gjykatësin Enver Bexheti si të përfshirë në korrupsion dhe u shpallën si “persona të padëshiruar”.

VOA

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme