Rajoni 17 Dhjetor 2024, 20:42 Nga VNA

Bisedimet në Bruksel/ Kosova dhe Serbia bien dakord për zbatimin e deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës

Ndaje në Whatsapp
Bisedimet në Bruksel/ Kosova dhe Serbia bien dakord për zbatimin e

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, i dhanë fund një raundi të ri bisedimesh, pa ndonjë përpaim përveç, siç tha kryengeociatori serb, pajtimit për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Në maj të vitit të kaluar udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës u zotuan për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të rreth një mijë e 600 personave për të cilët nuk dihet asgjë 25 vjet pas luftës.

Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e vendvarrezva dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga një janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”.

Kjo, sipas deklaratës përfshinë “të gjitha materialet, shkrimet, urdhrat, dokumentet, regjistrimet dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër, përfshirë edhe ato që cilësohen si të klasifikuara nga institucionet përkatëse të të dyja palëve”.

“Mendoj që tani mund të ecet tutje që muajin e ardhshëm të mbahet edhe mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendencë që në të ardhmen të pengohet puna e këtij komisioni”, tha pas takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke theksuar se palët ishin pajtuar në dhjetor të vitit të kaluar “me variantin përfundimtar të termave të referencës për aktivizimin e Komisionit të përbashkët, pastaj ka pasur tendencë nga Serbia që të intervenojë në tekst dhe të futet një paragraf që pak a shumë rifuqizohet roli dhe prania e UNMIK-ut por ne nuk kemi pranuar diçka të tillë”.

“Kemi deklaratën, kemi rregulloren e punës dhe tani kemi rënë dakord për një komision të përbashkët që do të mbështesë grupin e punës, të cilin, si deri tani, e kryeson Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, tha kryenegociatori serb Petar Petkoviç.

Takimi i sotëm që duket të jetë i fundit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm evropian Miroslav Lajçak, është pjesë e përpjekjeve evropiane për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve që lidhet ngushtë me aspiratat integreuse të të dyja palëve.

Ministrat e Bashkimit Evropian në një tekst me përfundimet mbi procesin e zgjerimit që e miratuan të martën u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, duke theksuar se ky është kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në bllok.

“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për depërshkallëzim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë si dhe të shmangin retorikën përçarëse”, thuhet në raportin e përfundimeve, ndërsa theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i angazhimeve të palëve në dialog janë thelbësore në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”.

Nga Kosova kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq nga Serbia që të njoh dokumentet dhe simbolet e Kosovës. Këto kërkesa janë pjesë e marrëveshjes së aritur vitin e kaluar zbatimi i së cilës, me gjithë trysninë perëndimore, deri tani ka ngecur./VOA/

 

Video

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, United States Central Command (CENTCOM), ka publikuar një video të re ku shfaqet ajo që e quan “fuqi zjarri e prodhuar në SHBA”, ndërsa vazhdon operacioni ushtarak Operation Epic Fury kundër Iranit.

Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme. Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën. Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t'i larguar. Ndërkohë në një moment, teksa Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë, të grumbulluarit në bulevard, një zëri kanë thirrur “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës të tij po protestojnë përpara komisariatit nr.1.

Teheran: Duke parë tymin që ngrihet nga një depo magazinimi nafte, e cila u godit gjatë natës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme