Rajoni 16 Dhjetor 2024, 21:37 Nga VNA

U shpall "non grata" nga SHBA/ Policia kontrolle në shtëpinë e ish-zëvendëskryeminitrit Artan Grubi

Ndaje në Whatsapp
U shpall "non grata" nga SHBA/ Policia kontrolle në

Policia maqedonase kreu sot një kontroll në banesën e Artan Grubit, ish-Zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Aksioni, sipas burimeve policore ka të bëjë me prokurimet e “Lotarisë Shtetërore” në kohën kur zoti Grubi mbante postin e lartë qeveritar dhe drejtor i Lotarisë ishte Përparim Bajrami, që mendohet të ketë qenë njeri i afërt i ish-zëvendëskryeministrit.

Policia, po ashtu bastisi edhe shtëpinë e ish-drejtorit të lotarisë. As zoti Grubi e as Bajrami nuk ndodheshin në shtëpi në kohën e kontrollit të policisë.

Para një viti në shtypin maqedonas janë botuar artikuj se “Lotaria shtetërore” kishte blerë pajisje me një vlerë mbi 10 milionë euro në tendera të dyshuar si të manipuluar dhe se tenderat i kishin fituar kompani që njiheshin për mbështejen financiare të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski pas ardhjes në pushtet akuzoi “Lotarinë shtetërore” për veprimtari të jashtëligjshme, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të viheshin para drejtësisë, ndërsa zyrtarët e koaliciont qeverisës “Vlen” kanë akuzuar prej javësh zotin Grubi për përfshirje në korrupsion.

Përmes rrjetit Facebook, Artan Grubi bëri të ditur se ndodhej jashtë shtetit në një udhëtim privat, me dokumente të rregullta dhe se do të kthehej në Maqedoninë e Veriut, sapo të përfundonte detyrimet që kishte. Ai bëri thirrje që të mos spekulohej se ishte arratisur.

Të dielën në mbrëmje udhëtarë që kalonin pikën kufitare të Bllacës me Hanin e Elezit në Kosovë thanë se kishin vënë re një prani të shtuar policore nga ana maqedonase dhe se atyre iu ishte dashur të prisnin për më shumë se dy orë për ta kaluar kufirin. Ndonëse, zoti Grubi nuk saktësonte në postimin e tij në Facebook vendndohjen, disa media në Shkup raportuan se ai ndodhej në Kosovë.

Autoritetet në Shkup filluan hetime ndaj ish-zëvendëskryeministrit Grubi pasi Departamenti amerikan i Shtetit e përcaktoi atë dhe gjykatësin Enver Bexheti si të përfshirë në korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler citohet sot nga një portal maqedonas të ketë thënë se nuk ishte për t’u habitur që zoti Grubi u përcaktua për korrupsion. “Të gjithë e dinë se kush është i korruptuar në këtë shtet”, shprehet ambasadorja./VOA/

 

Video

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, United States Central Command (CENTCOM), ka publikuar një video të re ku shfaqet ajo që e quan “fuqi zjarri e prodhuar në SHBA”, ndërsa vazhdon operacioni ushtarak Operation Epic Fury kundër Iranit.

Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme. Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën. Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t'i larguar. Ndërkohë në një moment, teksa Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë, të grumbulluarit në bulevard, një zëri kanë thirrur “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës të tij po protestojnë përpara komisariatit nr.1.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme