Rajoni 14 December 2024, 09:33 Nga VNA

Aksident i rëndë në veri të Kosovës, makina e blinduar ku udhëtonin 8 zyrtarë del nga rruga, disa të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në veri të Kosovës, makina e blinduar

Një autoblind i Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmjen e shkuar në veri konkretisht në fshatin Grabovc. Bëhet me dije se si pasojë kanë marrë lëndime 8 policë të Njësisë Speciale Operative. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi Elshani.

Gjithashtu është bërë me dije se të lënduarit pas aksidentit, u dërguan për ekzaminime në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Më vonë, dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se edhe dy të tjerë po përgatiteshin për t’u transferuar.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë. Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, konfirmoi fillimisht zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa-Hakaj.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK. Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se se gjendja e tyre ishte e stabilizuar. Ai bëri me dije se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, njoftoi Vitia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme