Rajoni 10 Dhjetor 2024, 23:13 Nga VNA

Bislimi: Serbia po tenton ta ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Ndaje në Whatsapp
Bislimi: Serbia po tenton ta ndalë ndihmën e Kosovës për

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Serbinë se po përpiqet ta ndalë mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha Bislimi në Facebook.

Më herët të martën, përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thanë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Serbisë ka bërë thirrje për anulimin e një konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga një fond i Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës i ndau 1 milion euro për subvencione në sektorin e bujqësisë për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2024, tha në tetor kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Bislimi tha se donacioni i Qeverisë kosovare synonte ta përmirësonte jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështeste zhvillimin ekonomik në Luginën e Preshevës, duke ditur se “edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfrat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte shpallur thirrjen publike për bujqit më 26 tetor 2024 dhe prej atëherë i ka pranuar mbi 1.178 aplikime, sipas Bislimit.

“Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës”, tha Bislimi.

Ai tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë ta pengojë mbështetjen e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i bëri thirrja bashkësisë ndërkombëtare të reagojë dhe “të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Të martën në mëngjes, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, tha se Ministria serbe i ka kërkuar KKSH-së ta anulojë konkursin.

“Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-së), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me pretekstin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë”, shkroi ai në Facebook.

Luftiu nguli këmbë se Këshilli nuk do ta shfuqizojë konkursin, duke shtuar se “pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni me hapat e mëtutjeshëm”.

Sinani tha se ajo, si kryetare e Preshevës, e dënon “ fuqishëm këtë veprim diskriminues” dhe shprehu mbështetjen e saj për KKSH-në dhe të gjitha institucionet shqiptare “që punojnë për të mbrojtur interesat e popullatës sonë”.

Shqiptarët që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen me termin Lugina e Preshevës – shpesh ankohen për praktika diskriminuese nga shteti serb, teksa zyrtarët në Qeverinë e Kosovës u kanë bërë jehonë këtyre akuzave.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës për vite të tëra ankohen po ashtu për pasivizim të adresave të banimit dhe gjatë këtij viti kanë protestuar disa herë duke kërkuar më shumë të drejta.

Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë./REL/

Video

Zjarri shpërthyeu në të gjithë Tel Avivin pasi raketat iraniane goditën Izraelin qendror. Autoritetet thanë se një nga raketat mund të ketë pasur një kokë rakete thërrmuese, duke shpërndarë bomba dhe duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Një video e verifikuar nga The New York Times sugjeron se një raketë amerikane Tomahawk mund të ketë goditur zonën pranë një shkolle fillore në Minab të Iranit, ku sipas raportimeve u vranë 175 persona, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti Donald Trump e mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se sipas tij sulmi mund të jetë kryer nga vetë Irani. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se po heton incidentin. https://www.vna.al/bota/video-e-re-ngre-dyshime-nje-rakete-amerikane-mund-te-kete-goditur-shkollen--i20946

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme