Rajoni 10 December 2024, 16:40 Nga VNA

Këshillit të BE-së i kërkohet t'a shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ndaje në Whatsapp
Këshillit të BE-së i kërkohet t'a shqyrtojë

Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për t'a shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.

“Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022. Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Në rekomandimet që janë miratuar përshëndetet përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që është synim me mbështetje të fuqishme nga qytetarët. “Shprehim bindjen e thellë se procesi i integrimit në BE sjell një fuqi domethënëse transformuese dhe konsolidim demokratik, integritetit institucional dhe kohezionin socio-ekonomikë”, thuhet në rekomandimet. Temë kryesore e diskutimeve ishin përparimi i Kosovës në reformat e lidhura me BE-në, sundimi i ligjit dhe të drejtat e pakicave në Kosovë, dialogu me Serbinë, bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë, komisioni gjithashtu theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes dy vendeve fqinje. Këto kërkesa u miratuan nga delegacioni i përbashkët në takimin e parë të zhvilluar në Bruksel të martën.

Takimi u bashkëkryesua nga shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Davor Ivo Stier, dhe nga Mimoza Kusarit, shefja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës. Në këto rekomandime vlerësohet edhe vendimi i Kosovës për ta hequr kufizimet për importin e mallrave nga Serbia dhe heqja e njëanshme e vizave për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës si kontribut për bashkëpunimin rajonal. Po ashtu, është përshëndetur edhe përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky komision i ka dënuar sulmet në veri të Kosovës, ai atë në Banjskë në vjeshtën e vitit 2023, ashtu edhe sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepencit, si dhe ka kërkuar që kryesit e këtyre sulmeve sa më parë të nxirren para drejtësisë. Komisioni ka shprehur keqardhje për vazhdimin e masave që BE ka në fuqi ndaj Kosovës dhe ka bërë ftesë që ato të hiqen “menjëherë”./REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme