Rajoni 12 December 2024, 22:19 Nga VNA

Ish-kryeministri Italian: Kampet e emigrantëve në Gjadër të kthehen në burgje

Ndaje në Whatsapp
Ish-kryeministri Italian: Kampet e emigrantëve në Gjadër të

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka bërë një propozim të jashtëzakonshëm lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Renzi ka sugjeruar që këto qendra, të cilat sipas tij janë të destinuara për dështim, të shndërrohen në burgje për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane.

Në një postim në rrjetet sociale, Renzi shprehet i drejtpërdrejtë: “Ajo qendër emigrantësh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë, paratë janë shpërdorur. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në këtë qendër rreth 2000 të dënuar shqiptarë që janë tani në burgjet italiane. Kështu e mbyllim superdështimin.”

Përveç kësaj, Renzi thekson se kjo mund të reduktojë kostot e operacionit, pasi nuk do të nevojiten më karabinierët dhe policët italianë në Shqipëri. Sipas tij, të gjithë këta agjentë duhet të kthehen në Itali, duke e lënë Shqipërinë më të sigurt. “Të transformojmë qëndrën e emigrantëve në një burg për të dënuarit shqiptarë dhe ta bëjmë menjëherë,” shton Renzi.

Ish-kryeministri italian gjithashtu shton se opozita nuk duhet të jetë thjesht kritikuese, por të propozojë zgjidhje. Ai thekson se Meloni po shpenzon 1 bilion euro për një projekt që sipas tij është i dështuar, dhe sugjeron që kjo mund të jetë një mundësi për të mbyllur këtë "superdështim" dhe për të kursyer fonde të tjera.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme