Rajoni 17 December 2024, 21:54 Nga VNA

Gjykata Themelore në Shkup cakton masën e paraburgimit për ish-zv.kryeministrin e RMV Artan Grubit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Themelore në Shkup cakton masën e paraburgimit për

Prokuroria maqedonase i kërkoi të martën Gjykatës Themelore në Shkup që të vendosë masën e parburgimit për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykata e miratoi kërkesën.

Grubi dhe shtatë persona të tjerë dyshohen për manipulime në “Lotarinë Shtetërore” gjatë kohës kur ai mbante postin e lartë qeveritar. Zoti Grubi ndodhet jashtë shtetit.

Artan Grubi, sipas prokurorisë, ka urdhëruar në mënyrë të jashtëligjshme dhënien e licencave për disa kompani të lojërave të fatit dhe kazino dhe është përfshirë së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami në prokurimin e manipuluar të paisjeve për Lotarinë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është mbi 8 milonë euro, sipas njoftimeve të organeve të rendit.

Burime policore në Shkup thonë se Grubi pak para bastisjes në banesën e tij të dielën është larguar në drejtim të Kosovës, duke shfrytëzuar një biznesmen dhe konsull nderi të Maqedonisë së Veriut në Kosovë për ta kaluar kufirin e vendit fqinj me një automjet me targa diplomatike.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski pas ardhjes në pushtet akuzoi “Lotarinë shtetërore” për veprimtari të jashtëligjshme, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të viheshin para drejtësisë, ndërsa zyrtarët e koaliciont qeverisës “Vlen” kanë akuzuar prej javësh zotin Grubi për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më parë, përmes rrjetit Facebook, Artan Grubi bëri të ditur se ndodhej jashtë shtetit në një udhëtim privat, me dokumente të rregullta dhe se do të kthehej në Maqedoninë e Veriut, sapo të përfundonte detyrimet që kishte. Ai bëri thirrje që të mos spekulohej se ishte arratisur.

Hetimet ndaj tij filluan shumë shpejt pasi ish-zëvendëskryeministri Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u përcaktuan nga Departamenti amerikan i Shtetit për përfshirje në korrupsion./VOA/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme