Sociale 3 Dhjetor 2024, 16:15 Nga VNA

‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevën e punonjësve të pastrimit

Ndaje në Whatsapp
‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevën e
  • Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura. Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës. “Kur vajta ditën tjetër te parku (vendparkimi i automjeteve të pastrimit të bashkisë ku nisi greva e punonjësve), nuk ishte asnjë nga kolegët, ishin shpërndarë në punë. I kishin marrë në telefon që atë natë. Kështu u detyrova edhe unë të nis punën, se e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi. “T'a gjejnë kleçkën këta e të heqin nga puna”, shtoi ai duke iu referuar eprorëve. Një tjetër punonjës, pjesëmarrës i grevës i tha BIRN se punonjësit ishin takuar ditën tjetër me zyrtarët e bashkisë, ku u ishte premtuar se do t’u jepet paga e 13-të dhe do të furnizoheshin me mjete dhe veshje shtesë për të përmirësuar kushtet e punës. “Jo, ne e ndaluam grevën se ata na premtuan pagë të 13-të. Na thanë që do sjellin veshje dhe pajisje të reja dhe do përmirësojnë kushtet e punës. Tani s’e dimë kur do na e hedhin pagën këtë vit apo nga fillimin e vitit tjetër,” tha Enver Licaj, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit. Emiljano Skenda, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në bashki, i pranon problemet e denoncuara nga punonjësit, por tha se ata po përpiqeshin që t’u jepnin zgjidhje. “Ajo që kemi bërë menjëherë pas protestës se punonjësve, e cila duhet t'a theksoj, mund të ishte shmangur nëse punëtorët do të drejtoheshin fillimisht në drejtori sepse do t’i kishim dhënë zgjidhje problematikës, është se kemi shlyer dhe po shlyejmë, pagesat e orëve shtesë dhe lejet vjetore të prapambetura,” tha Skenda. Skenda pranoi se punonjësve u ishte premtuar një pagë e 13-të, por tha se kjo nuk ishte kompetencë e ndërmarrjes dhe ai thjeshtë e dinte që po diskutohej. Skëndaj tha se menjëherë pas grevës punonjësit ishin pajisur me uniforma të reja dhe shtoi se kishte vetëm pak javë në detyrë, duke lënë të kuptohet se s’kishte pasur dijeni për problematikat. Për më shumë se dy javë pas fillimit të grevës dhe denoncimit të trajtimit të padrejtë në punë, punonjësit thanë se nuk u kontaktuan nga Inspektorati i Punës dhe se askush veç zyrtarëve të bashkisë nuk u interesua për ta. “Nuk na ka kontaktuar asnjë tjetër përveç takimit që patëm me drejtuesit në bashki, ku na thanë se do na paguajnë vështirësi pune, pagë të 13-të, do na paguajnë për orët shtesë  dhe do na japin pajisje të reja, veshje etj”, tha Enver Licaj për BIRN. BIRN mësoi se Inspektorati i Punës u vu në lëvizje vetëm dy javë pas grevës.  Drejtoresha e Inspektoriatit për rajonin, Tereza Lacaj tha se inspektimi si procedurë nis kryesisht sa herë ka pretendime apo denoncime nga punonjësit. Ajo tha se inspektimi për rastin nisi të hënën më 2 dhjetor dhe se vonesa vinte pasi ata ishin angazhuar në një procedurë tjetër. “Ne jemi duke u marrë me një tjeter inspektim këtë periudhë, ndaj rasti i punonjësve të bashkisë së Fierit do të hapet sot si procedurë. Inspektimi në të tilla raste kërkon kohë, por ajo që mund të themi në këtë moment është se pretendimet e punonjësve, edhe kur ato bëhen vetëm në media, janë shkak për nisjen e procedurës së inspektimit,” tha Lacaj për BIRN. Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale. BIRN

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme