Sociale 3 Dhjetor 2024, 15:03 Nga VNA

Pasi “hipotekoi” kryeqytetin, Bashkia Tiranë pret rënie të të ardhurave të veta në buxhetin 2025

Ndaje në Whatsapp
Pasi “hipotekoi” kryeqytetin, Bashkia Tiranë pret rënie

Bashkia e Tiranës pret që të mbledhë të ardhura të vetat nga taksat e tarifat prej 20.4 miliardë lekë në vitin 2025, sipas relacionit të projektbuxhetit 2025. Për herë të parë që nga viti 2015, tendenca e të ardhurave në vitin 2025 pritet që të jetë në rënie me 18% në krahasim me pritshmërine e vitit 2024. Arsyeja kryesore e kësaj tendence lidhet me varësinë e madhe që krijoi Bashkia Tiranë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, që është e ardhur direkt nga lejet e ndërtimit që jepen në kryeqytet. Në vitin 2024, rreth 52% e të ardhurave erdhën nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ose rreth 13 miliardë lekë (rreth 130 milionë euro), dyfishi i asaj që parashikonte në fillim të 2024-s. Në vitin 2025, të ardhurat nga kjo taksë pritet që të jenë 38% më të ulëta, duke zbritur në 8 miliardë lekë. Pavarësisht rënies, vrulli i ndërtimeve sërish pritet i lartë, teksa deri në 2027, Bashkia pritet të mbledhë rreth 8-8.2 miliardë lekë nga kjo taksë, më e lartë sesa në periudhën 2020-2022, kur Tirana u kthye në një kantier ndërtimi. Sipas raporteve të financave vendore, varësia e lartë që ka Bashkia Tiranë ndaj kësaj takse, jo vetëm rrit presionin ndaj lejeve të ndërtimit edhe në të ardhmen, si një mjet për të arkëtuar më shumë në buxhet, por dhe e vendos atë në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar, ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme, duke rritur presionin për shërbime infrastrukturore për bashkitë. Edhe në vitin 2025, taksa e ndikimit në infrastrukturë pritet që të sjellë rreth 40% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë. Zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura është ai i taksës së pasurisë nga ndërtesa (18% të totalit), nga i cili pritet të arkëtohen 3.6 miliardë lekë, ose 14% më shumë sesa pritshmëria e 2024-s. Rritja e të ardhurave pritet të vijë, sipas reacionit të Bashkisë nga ndryshimi i çmimeve mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 457 datë 26.07.2023 dhe ndikimi i këtij ndryshimi në taksën e ndërtesës, taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore si dhe indeksimi i këtyre çmimeve për 5 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Planifikimi i të ardhurave për periudhën 2025 – 2027 merr në konsideratë planifikimin për kategorinë e bizneseve në bazë të të dhënave të DPTTV, ndërsa për kategorinë familjare në bazë të një vlerësimi paraprak, sipas të dhënave aktuale që disponohen nga baza e të dhënave e krijuar nga Agjenti Tatimor. Zëri tjetër më i madh janë tarifat, ku nga pastrimi pritet të arkëtohen 2.7 miliardë lekë, nga parkimi i automjeteve 645 milionë lekë dhe nga Tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime, 546 milionë lekë. Në total, së bashku me transfertën e pakushtëzuar që merr nga buxheti, Bashkia do të ketë në dispozicion rreth 39 miliardë lekë në 2025, nga të cilat 12 miliardë lekë janë transferta të kushtëzuara të mbartura. Në kahun e shpenzimeve, disa nga projektet kryesore të bashkisë, sipas relacionit janë: – Teatri i ri i Tiranës, – Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik- TEDA, – Zgjerimi i Lumit Lana, – Transporti i Gjelbër në Tiranë – Green Transport Tirana, – Muzeu i Tiranës, – Rijetëzimi i ‘Selman Stërmasi’, – Kopshti Botanik, – Turizmi i biznesit (MICE), Krijimi dhe funksionimi i Byrosë së Konventave në Tiranë – Muzeu Vendor i trashëgimisë kulturore tek godina e ish garnizonit (Garda), -Projekti “Urban Trails”, – Ndërtimi i Banesave Sociale. Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme