Kronika 24 Mars 2025, 19:36 Nga VNA

Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në

Për dekada, Shqipëria është njohur për kultivimin e paligjshëm të kanabisit, duke u cilësuar si kryeqyteti evropian i marijuanës. Tani, qeveria thotë se ka ardhur koha për të ndërruar faqe – duke legalizuar kanabisin mjekësor.

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare

“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.

“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.

Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.

Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.

Por a mund të mbikëqyret siç duhet kjo industri? Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka dyshimet e tij.

“Unë mendoj që nuk është momenti i duhur dhe, për aq kohë sa Shqipëria ka trafikantët më të mëdhenj të Europës, të paktën me aq sa po zbulohet dita-ditës në hetimet e prokurorisë, do të jetë shumë e vështirë,” tha ai.

“Pra, risku i parë është që të gjitha grupet kriminale, atë trafik të kanabisit që zhvillojnë sot në territorin e Shqipërisë, nesër do ta kanalizojnë në rrugë, të themi, legale”, shtoi Koçi.

Përtej kufirit, Maqedonia e Veriut e legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2016, kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri konservator Nikola Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE.

Megjithë interesin e shtuar nga kompani evropiane, procesi i shpërndarjes së licencave për kanabisin mjekësor është kritikuar për mungesë transparence.

Vasko Magleshov, gazetar hulumtues dhe autor i një investigimi mbi industrinë e kanabisit, shprehet se procesi i licencimit për kanabis mjekësor në vendin fqinjë është shoqëruar me kritika për mungesë të transparencës së plotë mbi licencat dhe kompanitë e përfshira.

“Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e udhëzimeve publike se çfarë e bën një kompani të përshtatshme për të marrë një licencë,” tha ai, ndërsa shtoi sa ka pasur raporte ose akuza se procesi i licencimit është influencuar nga interesa politike ose personale.

“Ka dhe një mungesë informacioni publik për kompanitë që aplikojnë për licenca,” tha Magleshov. “Kjo ngre dyshime për integritetin e procesit”, thekso ai.

Pavarësisht sfidave, industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 60 kompani, vendore dhe ndërkombëtare, të licencuara për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Qeveria shqiptare beson gjithashtu se kanabisi mjekësor mund të sjellë një bum ekonomik për vendin. Por suksesi i kësaj industrie varet nga zbatimi i ligjit, transparenca dhe nga fakti nëse përfitimet do të shkojnë për qytetarët apo vetëm për një pakicë të zgjedhur./BIRN/

 

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme