Kronika 24 March 2025, 12:26 Nga VNA

Sot ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia merr masa, rrugët që bllokohen

Ndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Andorra që do të zhvillohet sot në “Air Albania”.

Masat përfshijnë kontrolle të rrepta për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara, si lëndë piroteknike dhe flakadanë.

Policia do të menaxhojë trafikun dhe do të kryejë kontrolle të rrepta në rrugët kryesore të qytetit të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

 

 

 

 

 

 

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, bazuar dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

Masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.

 

 

Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

*Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”;

* Rruga “Papa Gjon Pali II”;

* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* ⁠rruga “Themistokli Germenji”;

– rruga “Gjergj Filipi”;

* Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi;

* ⁠rruga “Faik Konica”;

* ⁠rruga “Skerdilajd Llagami”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme