Kronika 23 March 2025, 15:38 Nga VNA

Policia ndëshkon shoferët, 17 te arrestuar në një javë për shkelje të rregullave të qarkullimit

Ndaje në Whatsapp
Policia ndëshkon shoferët, 17 te arrestuar në një javë

Policia e Tiranës njofton se në 1 javë ka arrestuar 14 persona dhe proceduar 20 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në komunikatën për mediat, policia thotë se 8 prej të arrestuarve drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 3 drejtonin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave u proceduan në gjendje të lirë 11 shtetas, 6 të mitur që drejtonin pa patentë  si dhe një shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjatë javës janë vënë 12 852 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë monitorimet dhe kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj jave  janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas konkretisht:

-8 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt(gjendje të dehur);

-6 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

-3 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi);

-11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

-6 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në mënyrë parregullt (pa leje drejtimi)

-1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjetit nën efektin e alkoolit;

-1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

-1 shtetas i kapur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë javës janë vënë 12 852 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.

Më tej, është ushtruar kontrolluar ndaj 64 kamionëve dhe autobetoniereve, ku është marrë masë administrative për shkelje të ndryshme rrugore për 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonieresh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik apo ku bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme