Konfikti mes 2 drejtuesëve të automjeteve ka përshkallëzuar duke mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, konflikti ka ndodhur mes dy drejtuesve të automjeteve për motive të dobëta. Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Ndërkohë, vijon kërkimi për autorin e dyshuar.
Njoftimi
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë






















